Mafia është në opozitë

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

 

Ja na iku dhe një vit

me sherre e shamata

aferim moj opozitë

që le nam nëpër dynja

 

duke çpifur natë e ditë

qimen na e bëtë tra

i harruat kusëritë

vendin e bëtë fukara

 

Grida veshur kallogre

lotët i rridhnin përpjetë

për ata që vjedhin dritat

fajin paska ky pushtet

 

Nuk mungòn kusar Ristani

sekretari burgaxhi:

Mafia fle në zyrë të Ramës

kriminelë në polici

 

S’ka si të mos flasë Paloka

Robi më pa vlerë në botë

memeci që lëshon profka

i përdorur si robot

 

Drejtësi të hëngërt tënja

po ke vesh, pse nuk vepron

këto çpifje kaq të rënda

pse fle gjumë, nuk i heton?

 

Ditë e bardhë po afron

me shpresa që këtë vit

dhe Lulushi e kupton

se mafia është në opozitë

Vit i mbarë e shumë suksese, nga Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *