Shërbente për të vrarë prokuroin e Napolit, Giovanni Colangelo, tritoli i sekuestruar në në Bari përpara disa ditësh.
Një gjë të tillë e kanë bërë të ditur për hetuesit e Barit një bashkëpunëtor i drejtësisë i lidhur me Sacra Corona Unita por me origjinë nga Napoli, i cili në fund të vitit 2015 kishte hyrë në kontakte me njerëzit e Camorrës që flisnin për një atentat ndaj një prokurori. Eskorta e prokurorit Colangelo ka përforcuar menjëherë masta e sigurisë.
Për këtë çështje po heton prokurori i antimafies së Barit Roberto Rossi, i cili ka koordinuar edhe hetimet që sollën sekuestrimin e 550 gramëve lëndë shpëethyese vdekjeprurëse, e fshehur nën një pemë, përballë kangjellave të pronës së bosit të Gioia del Colle-s (Bari), trafikanti i armëve Amilcare Monti Condesnitt, i cili ndodhet tani në burg së bashku me katër persona të tjerë për këtë çështje.
