“Policia Italiane ka arrestua super të kërkuarin, të lidhur me “Ndragetën” Ernesto Fazzalari, 46-vjeç. Ai është ndaluar në orët e para të së dielës. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për krijimin e një grupi mafizo, vrasjeve, trafikimit dhe prodhim armësh, drogë”, lexohet në komunikatën e policisë së gadishullit apenin. Fazzalari është bossi dytë më i kërkuar i drogës në Itali dhe vjen pas kapos Ndragettas, Matteo Messina Denaro.

“Falenderojmë gjykatësit dhe forcat e rendit që patën kurajon të vulosnin arrestimin e 46-vjeçarit”, kanë qenë fjalët e Kryeministrit Italian Matteo Renzi mëngjesin e sotëm. “Vijojmë luftën ndaj kriminalitetit kudo që shfaqet, në çdo cep”, shkruan Renzi në profilin e tij FB.
“Policia ka arrestuar Enresto Fazzalarin pas 20-viteve kërkim. Ai konsiderohet si mafiziozi dytë më i rrezikshëm ën Europë dhe një nga kapot më të pamëshirshëm të “Ndragetas”. Një operacion mjaft i vështirë, i arritur me sukses vetëm fale profesionalitetit dhe kurajos së policisë Italiane dhe padyshim gjykatësve. Jam Krenar”, vijon Renzi.

Iku dhe nje shok i Xen sypeshkaqenit! 😉