Pesha e papërballueshme e një derbi, që është një tërmet i aftë të ndryshojë gjithçka. Nëse te Partizani ka hedhur pas gjithë të këqijat, pasojat e tij rrezikojnë të jenë akoma më të mëdha për Tiranën që mund të humbasë edhe trajnerin. Me sytë e përlotur e dukshëm i prekur emocionalisht, Gugash Magani deklaroi pas humbjes 2-1 se do t’i vërë në dispozicion dorëheqjen e tij presidentit Refik Halili.
“Do të flas me presidentin dhe do të rishikoj pozicionin tim. Nuk mund ta jap dorëheqjen pa folur më parë me presidentin për vetë raportin që kemi. Normalisht ndeshjen e humbëm nga portieri, por ndeshjen në fund e kam humbur unë. Përgjegjësia është e imja”, tha trajneri.
Magani këmbëngul se vendimi i tij nuk është i marrë në të nxehtë, e pranon se tashmë është kthyer edhe në një tifoz të Tiranës dhe si i tillë ndien se çfarë do të thotë për tifozët të humbasësh derbin.
“Jam shumë i qetë dhe këtë vendim nuk e them në mërzitje e sipër. Nuk kam asnjë lloj kontestimi dhe skuadra më ndjek, por nuk e përballoj dot këtë. Nuk flas për presionin, por për humbjen e derbit. Tifozët e Tiranës duan derbin dhe nuk dua t’i bëhem barrë askujt. Mendoj që ky është vendimi i duhur”, theksoi tekniku.
Për Maganin duhet të ishte dita e festës së 50-vjetorit të lindjes, por për këtë as që bëhet fjalë, pesha e derbit është e aftë të ndryshojë gjithçka. Tani topi mbetet në fushën e presidentit Halili.

Edhe pse jam sportashes i Partizanit, vlersoj maksimalisht teknikun e palodhur, punetor, fjale pak dhe pune shume, Gugash Magani.
Ai eshte nje nder trajneret me te mire qe ka patur Tirane gjate gjithe kohes se saj si ekip futbolli.
Edhe kundershtarin me te madh te Tiranes e bejne mik dhe simpatizant te Maganit, per cilesite qe ai mbart jo vetem si ish furtbollist, trajner, por si njeri.
Eshte veshtire te gjesh njerez sot ku te jene te shkrira, talenti, vullneti per pune, serioziteti ne pune, sinqeriteti per t’i thene gjerat pa kurrfare rezerve dhe thjeshtesia.
Populli thote nje shprehje te urte ku zoti Halili duhet ta kete ne konsiderate per mendimin tim ne vendimmarrjen apo qendrimin ndaj vendimit te Gugash Maganit:
“Kali” i mire nuk shitet me nje te qorollepsur, per me teper kur nuk eshte vetem faji i tij.