Magani largohet nga Tirana, mister destinacioni

redaktor

Disfata më e rëndë sezonale dhe dështimi edhe në objektivin e fundit, Europën sjell largimin e Gugash Maganit nga drejtimi i Tiranës. Trajneri më jetëgjatë në stolin bardheblu në këto dy dekadat e fundit mbyll aventurën e tij një javë para fundit të kampionatit, dorëheqja këtë herë është e parevokueshme.

“Më vjen turp për atë që tregoi skuadra sot në fushë. Ishte një humbje e papranueshme dhe në këto pozita nuk ka motiv që të vazhdoj, pra nuk do të jem pjesë e Tiranës për ndeshjen e fundit”, tha tekniku peqinas.

Magani merr përgjegjësitë që edhe lojtarët të reflektojnë. Vendimi për t’u larguar është konsoliduar kur ka parë që skuadra nuk i bindet më taktikisht, por pas një disfate të tillë edhe analizat janë të tepërta: “Nuk mund të flas shumë sot, pasi s’kam edhe gojë me fol me atë që tregoi skuadra, duke bërë ndeshjen më të keqe nga fillimi e deri në fund të sezonit”.

Megjithatë ca pengje Magani mund t’i heqë, së pari përsërit se Tiranës i duhen ushtarë në fushë dhe jo gjeneralë, akuzë referuar lojtarëve, ndërsa dy fjalë i ka edhe për presidentin Halili: “Te Tirana sulmohet shumë trajneri nga menaxherët apo njerëz që s’kanë lidhje me futbollin. Këto gjëra duhet të ndryshojnë. Do t’i jap një këshillë presidentit Halili, të jetë më i drejtpërdrejtë në këto raste para se të jetë shumë i butë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *