Policia e Elbasanit arrestoi dje një të moshuar, pasi zbuloi në një magazinë në pronësi të tij një arsenal armatimi që e mbante pa leje. Burime zyrtare thanë se arrestuan si të dyshuar Bajram Lazin, 68 vjeç, banues në fshatin Xibrakë. Arrestimi u krye pasi gjatë kontrollit të magazinës në oborrin e banesës iu gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale 2 granata dore mbrojtëse, 1 krehër automatiku me 30 fishekë model 56, 100 fishekë automatiku, të futura në një kuti plastike, të cilat i mbante pa leje. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Elbasan për veprime të mëtejshme, për veprat penale “mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municionit”.

Policis se shtetit i lumt.Po kur lexova kryeartikullin mendova se e paska kthyer magazinen ne depo armatimi.Nuk e di cfar i thot vehtes ai gazetar a kush e nis per botim,po duhet ti vij turp.Vetem beheni qesharake.Ksaj i thone u mbars mali e polli nje mi.