Magazina në Ishëm, shkon në 3 numri i të arrestuarve

Elton Tafaruci

Një tjetër person ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit, si i përfshirë në laboratorin e drogës së zbuluar ditën e enjte në fshatin Rrotull të Ishmit.

I arrestuari është 25 – vjeçari Ervis Dama, banues në Shkafane të Ishmit.

Sipas policisë Dama ka qenë në mjetin tip furgon me targa AA 039 BK, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, i  cili kryente funksionin e transportuesit të punëtorëve.

Ditën e djeshme policia arrestoi dy persona të tjerë. Julian Dama, 27 vjeç dhe Altin Lleshi, 32 vjeç.

Më datë 22.në fshatin Rrotull, Ishëm u konstatua një banesë, e cila ishte pështatur për pastrimin,  tharjen dhe magazinin e lëndës narkotike dhe u sekuestruan 300 kilogramë kanabis.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *