Barcelona është fituese e derbit më të madh botëror dhe spektaklit të futbollit – ‘el Clasico’, në të cilin e ka mposhtur Real Madridin me rezultat 2-1 në Camp Nou.
Katalunasit kërcënuan që në minutat e para me një aksion të organizuar mirë, mirëpo Rakitic e dërgoi topin mbi portë.
Në një periudhë ofensive të Los Blancos, Ronaldo e goditi shtyllën, ndërsa Isco gjuajti shumë pranë portës.
Dominimin e tyre, Blaugranët e konfirmuan me golin e epërsisë. Messi harkoi nga gjuajtja e lirë, ndërsa Jeremy Mathieu shënoi me kokë (19’).
Por, si gjithmonë, për t’i qetësuar të pranishmit në Camp Nou, aty është Cristiano Ronaldo. Benzema dhuroi një asistim fantastik me thembër dhe CR7 e futi në rrjet (31’).
Ekipi i Ancelottit i dominoi minutat e fundit të pjesës së parë duke krijuar rast pas rasti. Bale madje shënoi, por arbitri e anuloi golin për pozicion jashtë loje.
Me të filluar gjysma e dytë, Benzema pati një shans të mrekullueshëm, por Bravo mbrojti. Pas një periudhe rreziku që prodhonin miqtë, vendasit arritën të shënojnë.
Dani Alves dhuroi një asist të jashtëzakonshëm për Luis Suarez, i cili shmangu Pepen dhe shënoi (56’).
Reali krijoi raste të panumërta në vazhdim të lojës, por nuk ishin efektivë. Ndërkaq, edhe Barcelona isht e rrezikshme sa herë që shkonte në sulm.
Pas mbëmjes së kësaj të diele Barcelona del fituese e ‘el Clasicos’ së dytë sezonale dhe rrit diferencën në katër pikë kundrejt Real Madridit në garën për titullin e La Ligas.

Po mire kaq te indoktrinuar jeni ju gazetaret e redaksise se Sportit .
Mire qe nuk keni etikete por ju te genjeni sy per sy .
BARCA e PERDHUNOI RRALIN por kishte faje MESSI qe u sherbente shokeve dhe posacerisht atij KECIT NEYMAR i cili ka 2 loje qe po shet si shume pord…. si dhe SUAREZI por dhje xhuxhmaxhuxhi ALBA .
BARCA keshtu shkon e sigurte drejt titullit kurse RRALIN e pret nje tjeter PERDHUNIM nga ATLETIKO ne Kupen e Kampioneve ,kurse ANCELOT pord..aleci duhet te iki por te marre me vehte NE FUTE dhe DOBICEN RONALDA te ciles i doli dhe ai pak kallaj qe i kishte ngelur
Ngushellime redaktorit te faqes:humbja e Realit plotesisht e justifikuar nga loja sulmuese e Barcelones dhe sidomos nga puna e palodhur e Messit. E paustikueshme vetem pozita juaj prej tifozi te semure!
Vertete, c’eshte ky koment prej tifozi? Guxim i madh te marresh persiper te komentosh njeanshmerisht, kur perballesh me trecerekun e botes qe e ndoqi ndeshjen drejtperdrejt…