Kampionati Europian është edhe një skenë gjigante spektakli. Tifozeria shqiptare e ardhur nga të gjitha vendet tregoi edhe njëherë se është në lartësinë e duhur duke treguar jo vetëm edukatë në sjellje, por edhe se është e magjishme.
Edhe lojtarët në fushën e blertë treguan se ishin profesionistë duke bërë një ndeshje të hapur, ku secila kishte mundësi që të shënonte në portën kundërshtare.

