Rudina Magjistari do të bëhet nënë për herë të parë. Lajmin e ka dhënë vetë prezantuesja e njohur e ekranit të “Tv Klan” nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Zakonisht, lajme të tilla është vështirë t’i mbash për vete, ndaj dua ta ndaj me ju këtë moment kaq të mrekullueshëm të jetës sime.
Pas disa muajsh, në vend të këtij lepurushit, (foto që ka publikuar ka një lepurush në dorë) në krahë do të kem një bebe.
Bashkë me dashurinë time, jemi në këto momente çifti më i lumtur në botë”, ka shkruar Magjistari në faqen e saj në “Facebook”.
Lajmi është pritur me shumë interes nga ndjekësit e saj të cilët e kanë uruar për një shtatzani të mbarë. Edhe ne i japim urimet tona më të mira tona Magjistarit
urime ,shume lajm i bukur!