Magjistratët e rinj, Sadushi: Garantojmë cilësinë e studentëve

DITA Online

Nuk do të ketë asnjë lehtësim të kritereve për tu pranuar në Shkollën e Magjistraturës megjithëse këtë vit numri i studentëve që do të pranohen në këtë shkollë do të jetë 75. Garancia është dhënë nga drejtori i shkollës, Sokol Sadushi,  gjatë një interviste për Ora News.

Rritja e numrit të studentëve të Magjistraturës nuk do të ndikojë në cilësinë e përzgjedhjes së kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë të ardhshëm.

Garancia është dhënë nga Drejtori i Shkollë së Magjistraturës, Sokol Sadushi, i cili gjatë një interviste  për Ora News  tha se shkolla është e përgatitur për këtë prurje si nga ana akademike dhe infrastrukturore.

Kemi marrë të gjitha masat që shkolla ta përballojë këtë numër shumë të madh të kandidatëve. Natyrisht është trefishi i punës së saj duke pasur parasysh që në 21 vite shkolla nuk ka pranuar më tepër se 25 kandidatë, pra një klasë“, thotë Sokol Sadushi.

Ai ka sqaruar se ka nisur aplikimi për kandidatët për magjistratë, afat që përfundon në 28 shkurt, ndërsa kriteret për të aplikuar janë  të njëjta me ato të viteve të mëparshme.

Së pari duhet të kesh diplomën e nivelit të integruar, bachelor+master shkencor. Duhet të kesh 3 vite eksperiencë pune si jurist aktiv në profesion, duhet të kesh mesataren e notave mbi 8 të lëndëve bazë ashtu dhe mesataren e përgjithshme të 5 viteve“, shprehet Sadushi.

Por si dhe më parë, më të favorizuar do të jenë kandidatët  që  kanë studiuar jashtë  vendit, pasi për ta nota mesatare e pranimit është më e ulët.

Ata kanë një ponderim të mesatares së tyre që u konvertojhet me koefiçentin 1.2. Që do të thotë, mesatarja mbi 8 për studentët që kanë mbaruar në Shqipëri, për studentët që kanë mbaruar jashtë i bie të jetë  nga 6.6 e lart“, thotë Sokol Sadushi.

Por a do t’i mbushë magjistratura boshllëqet që po shkakton vettingu në sistem? Sadushi ka këtë përgjigje:

Është e pamundur të mbushet në mënyrë të menjëhershme, ajo do të mbushet në mënyrë graduale. Shkolla kërkon përmbushjen e një programi tre vjeçar“.

Por pavarësisht se do të dalin fitues, kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë të ardhshëm do t’i nënshtrohen vettingut edhe para futjes në shkollë edhe pas daljes prej saj.

Këtë vit për herë të parë do të pranohen në vitin e parë 25 kandidatë për prokurorë, 25 për gjyqtarë dhe 27 për ndihmësa ligjorë në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese.

 

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *