Një nga miqtë e Oskar Pistoriusit ka paralajmëruar se atleti është “shumë pranë vetëvrasjes”, ndërsa ka filluar të shesë të gjitha pasuritë e tij, përfshirë edhe disa kuaj garash, për të përballuar shpenzimet e gjyqit ku akuzohet për vrasjen me paramendim të së dashurës së tij, Riva Stenkamp.
Miku i ngushtë i tij, Majk Azi, ka treguar dëshpërimin e Pistoriusit, i cili në këto momente po mendon vetëm si të mbledhë sa më shumë para për gjyqin dhe është i dëshpëruar për mënyrën se si kanë rrjedhur gjërat në jetën e tij.
“Ai gjithmonë e përmend Rivan dhe na thotë të lutemi për të dhe familjen e saj. Duhet ta kuptoni të gjithë se ne jemi shokët e tij dhe duam ta mbrojmë atë. Ai nuk ka më besim në vetvete dhe këtë e kupton nga toni i zërit. Duket si një njeri që ecën rreth e rrotull pa e ditur se ku do të përfundojë”.
“Vetëm nga biseda me të mund të them se ai është një njeri i dëshpëruar”