Deputeti socialist, Pandeli Majko, thotë se ka abstenuar ndaj tri marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës, kundër dëshirës së tij. Në një postim në Facebook, Majko e argumenton abstenimin me një logjikë të thjeshtë: marrëveshjet ishin edhe në serbisht.
I njohur për ndjeshmërinë e tij ndaj çështjeve që kanë të bëjnë me Kosovën, ish-kryeministri që u hapi derën mijëra kosovarëve në vitin 1999, shprehet se gjuha serbe nuk mund të jetë gjuhë ndërkombëtare, aq më pak kur marrëveshjet nënshkruhen mes dy shteteve shqiptare.
“Abstenova sot kundër dëshirës sime, për 3 marrëveshjeve midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ishin të nënshkruara nga ministrat e drejtësisë së dy vendeve. Arsyeja e abstenimit ishte se marrëveshjet në fjalë ishin nënshkruar në shqip dhe… serbisht. Kjo ndodh për herë të parë në marrëveshjet e nënshkruara midis dy shteteve. Mendoj se gjuha serbe nuk mund të jetë gjuhë “ndërkombëtare” për marrëveshjet midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ky është një precedent që ngjall keqardhje. (Tiranë 28 janar 2013)”, shkruan Majko në Facebook.
shume mire ke bere chyn serbishtja ne mes nesh.
Une motren kush e ka shkruar edhe Serbisht .
E ka kerkuar Saliu, per ti treguar Serbise se edhe pak dhe Kosova eshte teresisht e juaja.
Argiten mu ne vrime te p…… Saliut qe po shkateron Shqiperine dhe Kosoven .