Edhe pse kanë mbaruar zgjedhjet, deputetët kanë vijuar takimet me banorët e zonave të tyre për të dëgjuar lidhur me problematikën që i shqetëson banorët. Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko që kryesonte listën e kandidatëve për Tiranën, ka vijuar takimet në zonën e tij në Njësinë numër 5 në kryeqytet.
“Në Njësinë 5 vazhdojnë takimet me organizatat e Partisë Socialiste. Deri para Vitit të Ri do të takohet çdo anëtar i Partisë Socialiste. Ju faleminderit të gjithëve, sidomos ata që presin deri në orët e vona. Një falenderim të veçantë për Violetën, Blerinën, Afrimin dhe Idën… Lista është e gjatë dhe tregues i një pune të palodhur në familjen e Njësisë 5. Nga muaji shtator çdo qytetar i Njësisë 5 ka pasur dhe ka dyert e hapura, çdo të mërkurë pas orës 5-së në zyrën e PS-së tek Rruga “Komuna e Parisit” dhe çdo të premte pas orës 10 tek zyrat e Njësisë Bashkiake. Takimet mbyllen kur është takuar edhe qytetari i fundit”, shkruan deputeti Majko në postim e tij në “Facebook”.
Që pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve, deputeti Majko ka vijuar takimet me banorët e zonës së tij elektorale cdo të premte. Njësia 5 është edhe një nga zonat me popullsinë më të madhe, ndërkohë që përveç banorëve autoktonas, përfshin edhe banorët e ardhur nga të gjithë qytetet e Shqipërisë.

Deputeti jone ha pula fshehurazi ska kohe te takoje ata qe e bene deputet. Per piro lutaj e kam fjalen
Ka dhe me keq. Ka kryetare PS-je qe fshihen kur shohin oborrin e selise plot me njerez.
Kur kishin nevoje na vinin dhe ne shtepia, na buzeqeshnin,por tani jane mbyllur dhe fshehur me miqte e tyre qe nuk e dinin ku binte PS-ja dhe i emerojne drejtora.
Militantet e PS-se jane njerezit me fatkeqe ne kete vend.
Shkoni more te shkret se do merrni 2000 lekshat te deputet e PS.