Majko, derrat dhe kokëderrat

redaktor

I nderuar z.Thano

Nëse dëshironi të kuptoni e të përcaktoni se cila është filozofia politike, ideologjike apo pragmatiste e politikanëve që po na qeverisin, dhe kur them qeverisje kam parasysh pozitën dhe opozitën, merrni e lexoni intervistën e Pandeli Majkos në emisionin “Top Story” të datës 8 shkurt 2016.

Ish kryeministri Majko, është nga politikanët më transparentë që kemi patur në këta dy dekada e gjysëm të tranzicionit tonë demokratik dhe këtë profil ai e manifeston jo vetëm në bisedat private, por edhe në deklarimet publike, si nga posti i qeveritarit, ashtu dhe nga pozicioni i deputetit.

Një transparencë të tillë na manifestoi edhe të hënën e kësaj jave, kur në përgjigje të pyetjeve të intervistuesit, ai me dy tri ligjërata lakonike na dha një radiografi të saktë të tri partive kryesore politike që mbajnë në dorë timonin e pushtetit dhe të shtetit teorikisht ligjor, por praktikisht në formim e sipër.

Qysh në krye të intervistës, pyetjeve të gazetarit për situatat që po zhvillohen në Partinë Socialiste, Majko, si transparent që është, na zgjedhon e na sqaron me fjalë të thjeshta e të dretpërdrejta: ”Partia Socialiste është një parti e madhe dhe si e tillë ka shumë zhurmë”. (!)

Dmth “partitë e mëdha” janë klube, si ai i “Selanikut”, ku buja e zhurma mbizotëron mbi gjithë normat e parimet që rregullojnë jetën e brendshme e të cilat duhet të jenë doemos demokratike, nëse pretendojnë që kur të vijnë në pushtet të ndërtojnë demokracinë. Majko na konfirmon një të vërtetë që të gjithë e shohim. PS-ja, ashtu si dhe PD-ja e LSI-ja, që kanë mbërthyer timonin e shtetit (në shtet bën pjesë edhe opozita), si familje të “mëdha” që janë dominohen nga zhurmat e për rjedhojë edhe qeverisja e tyre nuk është gjë tjetër veçse një kakofoni zhurmash, e cila mbulon si me buldozer skenat e prapaskenat që zhvillohen në bodrumet e tyre të errta e të mykura me korrupsion.

Edhe debati aktual për reformën në drejtësi, i cili valon “si në Karadak”, nuk është gjë tjetër veçse një zhurmë e madhe për të kaluar lumin me ndërkombëtarët dhe doemos edhe me qytetarët, që presin me padurim një drejtësi të vërtetë, e cila kurrsesi nuk do të jetë e tillë, por vetëm një fasadë drejtësie. Këtë na e verteton Majko, kur pyetjes së intervistuesit se “A mund të dështojë reforma në drejtësi?”, i përgjigjet: “Nëse nuk do të kalonte (reforma në drejtësi), Shqipëria do të humbte çdo shpresë për bisedimet me BE”(!). Që do të thotë se synimi i miratimit të reformës në drejtësi nuk është bërja e një drejtësie të vërtetë, por të plotësohen formalisht kushtet e BE për të nisur bisedimet e famshme dhe pastaj . . . duke parë e duke bërë!

Në vijim të transparencës së tij shembullore, pyetjes se “a ka rrëshqitje të ideologjisë së PS-së nga majtas në djathtas”, Pandeli Majko i përgjigjet pa ngurim: “Kam përshtypjen se po flisni me njeriun e gabuar. Po flisni me personin që kur ishte kryeministër liberalizoi bankat, privatizoi Telekomin” – përgjigje kjo që sqaron përfundimisht se PS “ka hane” që nuk është më e majtë, pavarësisht se socialistët dhe votuesit e votojnë si të tillë!!

Mjaft interesant është dhe qëndrimi i Majkos në realcion me kërkesat e Blushit. Blushi, – pranon Majko, – ka të drejtë sepse të zezat mbi të bardhë në statutin e Partisë Socialiste thonë ashtu siç e kërkon Blushi. Është e vërtetë se ka shkelje në PS të parimeve e normave statuore, por ato “duhen kapërcyer për hir të qeverisjes dhe situatat që po kalojmë”. Me fjalë të tjera, normat e parimet, sipas Majkos, mund të hidhen në kosh, për interesa shtetërore e qeverisëse dhe për situata të veçanta.

Të njëjtën “stratagemë” ka përdorur e përdor edhe Berisha në partinë e tij, PD, çka na verteton katërcipërisht se të dy partitë kryesore të politikës shqiptare janë dy dema të zinj të vendosur në të njëjtën parmendë që “lëvrojnë” arën e demokracisë borgjeze, duke mbjellurr në të ferra e driza.

Por ajo që i vë kapuçin gjithë intervistës transparente të Majkos, e që na nxiti për të hartuar këtë letër modeste në DITA, është radiografia që ai u bën tre figurave kryesore të politikës aktuale, dy ish-kryeministrave Berisha e Meta dhe kryeministrit aktual, Rama.

“Berisha dhe Meta janë kokëderra, por Rama është një kokëderr në llojin e vet”, – shprehet Majko, duke qeshur, por jo me shaka.

Dhe për ta vertetuar se nuk e ka me shaka, vijon: “Rama mund të ketë shumë të meta, por ky kokëderr i gjatë nuk mund të qeverisë këtë vend pa bërë atë që mendon se është më e mira”. Pra, sipas Majkos, por edhe sipas realitetit që ndodh, votuesit ja japin votën Partisë, por qeverisjen e bën kryetari i saj, i cili, sa më kokëderr që të jetë, aq më me sukses shkojnë punët e qeverisjes.

Këtë filozofi interesante personazhi ynë e vulos me ligjëratën më të çuditshme që mund të nxjerrë mendja e një politikani të kohës së sotme: “Për të qeverisur këtë vend, – konkludon Majko, – duhen qeverisur edhe dobësitë e “derrave”, sepse njerëzit janë të prirur të shohin ato që nuk ke bërë, e jo ato që ke bërë”! Me fjalë më të drejtpërdrejta, “këta derra”, (lexo votuesit, qytetarët) mund të qeverisen vetëm prej “derrave”, madje më saktë prej “kokëdrerrave”!!

Kur lexova këtë “konkludë” të një socialisti veteran, mendja më shkoj tek një poezi satirike e kohës kur doli gripi i derrit: “S’ka ç’na bën ne gripi i derrit / Por kujdes nga derri i derrit!

Ruajna Zot nga “derri i derrit”.

I respektuari Pandeli Majko është ndër anëtarët më të spikatur të Partisë Socialiste, ndër drejtuesit kryesorë të saj dhe madje njëri nga kryeministrat më të suksesshëm të këtij subjekti politik, që në dy zgjedhjet më të fundit pretendon të ketë marrë votën e një milion shqiptarëve.

Nisur nga kjo, intervista e tij në Top Story, është plotësisht e vërtetë, plotësisht e besueshme. Ai na thotë me plot gojën dhe fare shqip se partia e tij me emrin Partia Socialiste, tashmë është “tëpkë” si simotra e saj, Partia Demokratike, me të vetmin ndryshim: ndërsa PD-ja ka “hane” që është kthyer në një parti neofashiste, PS-ja, sapo është futur në atë rrugë nga ku do ta ketë shumë të vështirë të kthehet.

Drejtuesit e saj, përfshi edhe të nderuarin Pandeli Majko, falë pozicioneve dhe miradinave që kanë siguruar me këtë parti, tashmë të korruptuar e të degraduar, po fluturojnë në ”qiellin e shtatë”, dhe nuk kanë asnjë mundësi të shohin poshtë reve, aty ku gjendet anëtarësia e tradhëtuar e kësaj partie.

Vini re: Pyetjes së gazetarit në fund të intervistës se “kemi dëgjuar se po merrni pasaportë të Kosovës”, Majko i përgjigjet: “Po, kam bërë kërkesë dhe besoj se do të më miratohet. Kam dëshirë të kem një apartament në Prishtinë dhe prej andej të nisem në punë në Kuvendin e Shqipërisë”.

Një detaj i vogël, por tepër domethënës. Politikanët tanë të kalibrit të Majkos me shokë tashmë e kanë siguruar mundësinë të kenë apartamente në Tiranë, në Prishtinë, në Shkup, në Bullgari, në Bruksel e madje edhe në Amerikë, dhe prej andej, si “senatorë të përjetshëm” të Parlamentit pasunor të shqiptarëve të varfër të drejtojnë fatet e “derrave” që do të mbeten në Shqipëri . . .

Socialistët e thjeshtë që përbëjnë edhe shumicën dërmuese të kësaj partie, nuk duhet ta pranojnë këtë situatë. Është jo vetëm interesi i tyre jetik, por edhe obligimi që kanë ata dhe partia e tyre ndaj fateve të vendit, dhe të popullit, i cili nuk duhet të drejtohet nga “kokëderrat”, por nga kokëintelektualët dhe kokëatdhetarët e vërtetë.

 

Gjon Bruçi, Tropojë

Share This Article
16 Comments
  • Te vjen keq qe politika eshte mberthyer pas statutit te PS! Media po i ben jehone! Per mendimin tim jane te gjithe te korruptuar kane frke ose ju ka hyre ne palce frika! Ju vjen mire ta kalojne problemin tek statuti! o kahe e poshter shqiptare! Se pari po mundohen te gjejne mundesi te shpetojne lekuren e tyre! Se dyti po e bejne edhe me ndihmen e kurves Europe! Berisha ka punuar per kete dite! Atij po i jepet fjala qe nuk do ta gjeje gje nga reforma ! Edhe Meta aty eshte! Europianeve u duhet nje udheheqes qe te jete i korruptuar qe ta kontrollojne! Shqiperi je e tradhetuar! Jemi ne kohen e Princ Vidit! Shqiptaret nuk dine te udhehiqen! Dita mund te botoje cfare te doje por ky eshte nje problem shume serioz! Shqiperia eshte ne buze te grmines: do te fitoje mafia Berisha- Meta dhe Kukan apo demokracia?

  • Teje e tej keta jane llumi Katovices qe na la treshegim Ramiz Alia. Jane kjo kasta politike ekonomike e shtrire ne te gjithe partite qe bejne ligjin si ta duan bejne zhurme kunder njeri tjetrit ne forme po kur vjen radha te denohen krimet e pales tjeter asnjehere nuk ndodh. Pa shpronesuar kete klase vjedhese e ti hiqet fuqia e lekut asgje sbehet se kjo klase anternon perhere veten e vet po ne esence eshte po ajo ne te dy krahet. E me kete politike Shqiperia nuk eshte per 25 vjet nje vend i jetueshem aq sa kjo klase ka filuar te qaje hallin se po ikin njerezia e skan te ke te shtrydhin e e te vjedhin me. E vetmja rruge eshte eshte te behet qilizem kunder kesaj klase qe qysh ne 91 nga komuniste u gdhi pronare.

  • Bravo i ke bere nje autopsi te thelle kesaj partie dhe disa bejlerve te saj dhe te ketij pro sllavit Majko qe na eshte pasuruar dhe nje nga nismetaret per ndryshimin e emrave shqip te disa fshati ate ne emrave e vjeter sllave. Mire eshte te bleje nje shtepite ne Kosove e mundesisht ne veri te saj qe ta kete afer Nene Serbi ky shulja i Korces.

  • Kete Gjon Brucin nuk e kisha degjuar apo lexuar ndonjehere, por me ka surprizuar. Mjaftojne keto detaje qe nje njeri si Majko (qe ne fakt eshte me i ndershmi i politikaneve shqiptare) te zhvleftesohet totalisht, te duket ne rastin me te mire si budalla. Mendo se cfare hajdutesh e kriminelesh jane te tjeret. Nga ky vend duhet ikur urgjent, nuk ka me shprese, nuk behet kurre shtet normal. Nje shoku im thote: Per te lene duhanin dhe Shqiperine, nuk eshte kurre vone.

    • mire te tjerat, po fjalen suprizoj ku e ke gjetur? Po cbeni more se po e shkaterroni gjuhen shqipe?

      C’eshte kjo fjale “me ka suprizuar” sikur nuk keni fjalen shqipe me ka habitur? Hej zot ce ka gjetur Shqiperine e shkrete!

  • A ESHTE DRAPRI I DREJTE?

    Drejtesia ne Shqiperi,kerkon jo kete kaste politikanesh, vecan kokat e saj jane gangrenoze.
    Drejtesine e bejne ata shqiptar,e qe jane edhe vete te drejte.
    Keta te sotmit,jane aq te drejte,sa eshte edhe drapri.

  • Kokëderrat sot jan njerëz të jashtëzakonshëm ,jan politikanët më të suksëshëm ,artist të mëdhenj si Edi ,financier të fuqishëm si Fullani,kapëterra president, ushtar besnik të partisë demokratike ,vrasës në mes bulevardit dhe shpërbllime gardës për vrasjet si Saliu,Hajdut me vjedhje në tavolinë te parave rë popullit,ndërtues vilash prrallore .Këto jan politikanët kokderra të sotëm që mbajnë timonin e ngjarjeve dhe dominojnë fatin e kombit shqiptar.Bota është mbushur njerëz që pasurohen në epokën e kolerës ose më mirë në kohën e krizave në shqipëri,Populli varfërohet në prag vdekje ,qafëderrat tanë pasurohen në këto kriza ekonomike të tmerrshme.Këta qafderra e kokderra nuk dinë ,ose nuk duan të kuptojnë vuajtjet e shkaktuara nga politika e mbrapshtë morale e tyre.toloranca e popullit ndaj këtyre politikanve të mbrapshtë përbën një fajë të pa falshëm për popullin që ja kan shtërnguar lakun në fytë.Z,Majko besoi se ka përdor termin kokëderr për Edin që është një kokfortë INTELEGJENT ,karrjer madhështore që përballet me armiq të kalitur ,me përvojë të organizuar ,duke provuar dhe riprovuar nga e para pa u përkulur e ligështuar ,Jo si Saliu dhe Iliri kokderra,kokëfortët injorant.

  • Analize e qarte…jo se ka bere ndonje zbulim te ri, por te pakten eshte nje klithem per rrugen qe ka marre ky vend…

    • Mire e kini analizuar “Top Derrin” e Gjinos z.Gjon ? Duke mare shkas nga letra juaj mendoj dhe propozoj qe Republika jone te riemertohet apo rilindet me emrin reformues “Republika e Derrave”? Tingellon bukur apo jo?Do te jemi e para “Republike Derrkucesh” ne bote? Nuk do te mbetet turist pa ardhur per ta pare kete shembull te vetem derrkucerie ? Nderime autorit !

  • Ne ka injorance me te madhe, ne ka prezantim prej fodulli kokebosh dhe te papergjegjshem, ne ka “batute” te garipave te bllokut me foshnjarake, eshte deklarimi i Pandeli Majoks, nje gjino kokederr, qe do te thote edhe koketrashe, kokegdhe, se qeveria shqiptare po qeveriset nga nje kokederr. Por jo vetem kaq. Te gjithe kokederrat qe kane qeverisur ne 25 vjete demoderrkracine shqiptare, kane qene te gjithe njesoj, madje edhe ai qe ka qene superkriminel i tipit nazist, Sali Derrbisha, eshte i barazvlefshem sipas kokderr Majkos, me kokederr Ramen, koderr Meten dhe vete koderr Pandeli Majkon. Prandaj Shqiperia i ngjan me teper nje stalle derrash se sa nje shteti normal, se ne krye ka patur 25 vjet derra me koke.

  • Mund te them se derrat qe votojne qeverite e kokederrave nuk mund tu thuash derra sepse ata nuk ikin dot larg vendit vete sepse i ka pllakosur vala e fukarallekut dhe si te tille ngelen miza dheu qe shkelen me kembe nga cilido sidomos nga kokederrrat pasanik te pasuruar me voten e mizave qe hane kashte.Nje stdiues ka thene se shqiptaret jane udhehequr dhe vjedhur gjithmone nga kokederrat kanibale qysh nga kohet e para me filli in e te quajtur kryefisnore.Tani shohim se nuk hiqet dore prej kesaj gjeme ,semundje e gjalle ,e pa sherueshme e lloj lloj kokederri me pushtet dhe shoqeruar nga mafia.

  • Te lumte dora o Gjon Bruçi! Nuk kam cfarfe t’i shtoj shkrimit tend se i ke thene te gjitha. E vetmaj gje qe dua te perforcoj, eshte cka ke thene ne fund:

    Socialistet duhet te ndergjegjesohen dhe te marrin ne dore fatet e ketij kombi!

  • 1. Si e shprehin,ne dialekte te ndryshme, shqipëtarët metaforen “Kokëderr”!?
    Kokëderr ne shqip do të thotë:
    A. Origjinali I shprehjes “kokëderr”
    B. Krythi
    C. Kokëshkëmb
    D. Kryshkëmb
    E. Dërrasë pondi
    F. Kokëmushk
    G. Kaptinderr
    H. E ….. se kaq po me vinë ndërmed tani qe poshkruaj.Konkursi hapet shoqërisht , se kush do ta pasuroje gjuhen e ëmbël shqipe për metafora të tjera,por me të njëtin kuptim “Kokëderr”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *