Majko: Policia dhe Garda po mbajnë nën mbikëqyrje njerëzit e PS-së

redaktor

Partia Socialiste vijoi takimet me banorët e njësisë 5 , ku këkroi mbështetjen e tyre për të nxjerrë vendin nga mjerimi ku është përfshirë. Në këndin e fjalës së mbajtur me banorët e Njësisë numër 5, pranë Gardës, kandidatët Pandeli Majko, Blerina Gjylameti dhe Afrim Qëndro prezantuan programin e PS-së për ndryshimin e gjendjes. “Nëse te 29 do vendosin kryqin në 23 qershor, do hiqet taksa e biznesit të vogël. Çfarë po ndodh me rendin, me gardën është e vështirë për ta thënë me pak fjalë. E gjithë struktura e policisë dhe e rendit dhe e gardës, po merret me survejimin e njerëzve të PS. Ne shtabin tim, kam me dhjetëra njerëz te pushuar nga puna sepse shkojnë në takimet e PS. Një nga detyrat e PS është rivendosja e rendit në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm me kriminelët në rrugë, por në radhë të parë në Ministrinë e Brendshme. Ministri i Brendshëm ka vetëm një meritë, atë të të qenit Sekretar Organizativ i PD-së. Ai bashkë me zëvendësit e tij, po punon për manipulimin e zgjedhjeve. Por, fitorja e PS në 23 qershor është fitore për të gjithë Shqipërinë”, deklaroi kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë në Qarkun e Tiranës, Pandeli Majko./K.M

Share This Article
3 Comments
  • Pse tregoheni sikur po ndodh hataja. Te gjith I kemi pare deputet e PS kur kolegji zgjedhor po shqyrtonte kerkesen tuaj te rreme,vetem per te errituar popullin duke hypur mbi kokat e policve te shtetit.Prandaj jo duhet vezhguar disa mistreca shoke te tuajt,po duhet tregu vendin ku vertet e meritojn.Ne cilin vend te botes ndodh kshtu o gjinoja I PS.

  • Si Ministri i Brendeshem Muti me shoke Ponen, Noka, Ristani e bythe lepiresa te tjere , te gjejne vrime miu ku do te futen se do ti nxjerrim, si shkerdhata per ti derguar si te pandehur kriminel, hajdut e pedofile para gjyqit qe i ka xhan Sali Ver Palla.

  • Mendove se do te presin me lule,kur ju dhe shoket tuaj hellnit gure mbi policin.Sikur ta benit per gjera jetike pranohet,e jo per te ulur by,hen e nje idioti ne karriken e kryeministrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *