Majko e Rusmali sherr tek ‘Ligjet’

redaktor

Ka degjeneruar në sherr dhe fyerje personale seanca e djeshme dëgjimore në komisionin parlamentar për Çështjet Ligjore me dy kandidatët e dekretuar nga presidenti i Republikës, Bujar Nishani për vendet vakante në Gjykatën e Lartë, Admir Thanza dhe Tom Ndreca. Shqyrtimi i kandidaturave zgjati vetëm pak minuta, pasi opozita i vlerësoi gjyqtarët si të papërshtatshëm.

DEBATET RUSMALI-MAJKO NË MBLEDHJEN E KOMISIONIT PARLAMENTAR PËR ÇËSHTJET LIGJORE
ILIR RUSMALI
: Pyetje nga kolegët ka? Diskutime? Nuk ka pyetje atëhere do të thotë se kjo pjesë e rendit të ditës mbaroi. Ndaj dhe unë ju uroj suksese kandidatëve në votimin që do zhvillohet në Kuvend
PANDELI MAJKO: Do t’i kaloni në votim? Më falni zoti kryetar dua fjalën Për procedure. Mesa di unë dekretet hidhen në votë. A u hodhën në votë dekretet? Për çfarë jeni këtu? Duke bërë “gola” apo duke kaluar dekretet e Presidentit të Republikës? Po lerini tani këto komedira. O bëni këtu procedurën siç është për t’u bërë, bashkë me diskutimet përkatëse ose mos u bëni qesharakë fare.
ILIR RUSMALI: Ose u zgjuan tani nga gjumi ose ju pickoi dikush…
PANDELI MAJKO: Kujdes me fjalorin ti!
ILIR RUSMALI: Historia është shumë e thjeshtë, kërkova të bënit pyetje, nuk kishit pyetje, do të thotë që ishit të bindur. Kërkova të bënit diskutime, nuk kishit diskutime. Tani kaluam tek pika tjetër e rendit të ditës. Se çfarë ndodhi ndërkohë, vetëm z.Majko e di.
PANDELI MAJKO: Mund ta marr fjalën?
ILIR RUSMALI: Jo nuk mund ta marrësh fjalën.
PANDELI MAJKO: Për procedurë do votohen dekretet e Presidentit?
ILIR RUSMALI: Për procedurë u votuan me konsensus..
PANDELI MAJKO: Çfarë thua mo kalama, po si nuk të vjen turp..
ILIR RUSMALI: Jepni llogari atje ku duhet të jepni llogari. Ose zgjohuni…
PANDELI MAJKO: Po shko more, të të vijë turp të të vijë..
ILIR RUSMALI: Unë nuk ja u ngre me zor dorën për të votuar. Keni mendjen dhe turp t’ju vijë juve!
PANDELI MAJKO: Ku e keni konsensusin more? Kur u hodhën në votë?
ILIR RUSMALI: Incident nuk më krijoni dot. Unë…
PANDELI MAJKO: Këta të dy (kandidatët) janë të mbaruar more, si mund t’i votojmë ne këta?
ILIR RUSMALI: Komisioni dhe puna parlamentare ka rregulla. Kur vijmë në mbledhje për të trajtuar rendin e ditës nuk lexoj as filxhanin e Pandit…
PANDELI MAJKO: Filxhanin e sat ëme, kujdes fjalorin me mua. Të të vijë turp të të vijë, karagjoz!
ILIR RUSMALI: Unë ju jap mundësinë të flisni opinionin tuaj në mbledhje…
PANDELI MAJKO: Mos më fol më mua si karagjoz ti ore, more vesh!
ILIR RUSMALI: Mblidhni veten se nuk jeni në terezi!
PANDELI MAJKO: Për procedurë e kam unë fjalën. Unë mendoj që duhet hedhur në votim…(Ilir Rusmali i pret fjalën)
ILIR RUSMALI: Kërkesa proceduriale u mor në konsideratë. Majko kërkon të kthehet tek pika e parë e rendit të ditës. Unë jam kundër. Ju propozoj ta hedhin në votim? Pro? Kundra? Rrëzohet kërkesa e z.Majko!
PANDELI MAJKO: Ky është turp mo..
ILIR RUSMALI: Zoti Majko ju tërheq vëmendjen! Po prishni qetësinë dhe punën e komisionit….ore mbaj veten ore…
PANDELI MAJKO: Kujdes me fjalorin ti! Kaq po të them! Më tregon ti mua filxhanin e kafes
ILIR RSUMALI: Kujdes ti ore me fjalorin! Mbaj veten dhe qetësohu se është turp për një ish-kryeministër të përdorë fjalë të pista dhe të ndyra në komisioni…
PANDELI MAJKO: Mbylle mor gojën..
ILIR RUSMALI: Turp të të vijë! Me fjalë të ndyra në komision. Ish-kryeministër i këtij vendi…
PANDELI MAJKO: Turp të të vijë ty../bw

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *