Gjatë fjalës së tij në festën e 28 vjetorit të krijimit të PS-së, Ministri i Diasporës dhe një nga figurat kryesore të Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka folur me admirim për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn. Duke iu referuar si një model që duhet të ndiqet nga të gjithë, Majko nënvizoi se Veliaj nuk ka nevojë për fushatë në këto zgjedhje, pasi fushata e tij janë ndryshimi që ka pësuar kryeqyteti gjatë katër viteve të punës së tij.
“Jemi mbledhur të gjithë bashkë dhe brohorasim për PS-në, për këtë familje të madhe e cila si në ditë të mira apo të vështira,se pse e tillë ka qenë historia jonë, rrëzohu ngrihu sepse socialistët asnjëherë nuk kanë humbur. Kjo është historia e PS-së, asnjëherë nuk kemi braktisur njerëzit tanë, votimet, fatin e Shqipërisë.
Kam këtu edhe fansat më të fundit të Erion Veliajt, kryetarit të Bashkisë i cili këtë radhë nuk ka nevojë të bëjë fushatë sepse fushata është ndryshimi i Tiranës, është standardi më i mirë që ne socialistët ofrojmë për Shqipërinë, ndryshim, shpresë e një të ardhme më të mirë se e sotmja.
Historia na kërkon më shumë ne socialistëve sidomos sot më shumë. Shoh flamujt e PS, shoh flamujt tanë kombëtarë, e vërteta është se sot më shumë se kurrë Shqipëria duhet të jetë e para, për Shqipërinë, Tiranën që duam, PS-në që do udhëheqë këtë proces. Edhe unë jam fans i Erion Veliajt”, tha Majko.
e.ll./dita

Gjithmone me njerezet e gabuar ky Majko jebemti!
Kam dhe une nje koment…..
Po ik o Majko pordha me gjithe PiSat
Ik Ore mashtrues,lerë ERJONIN rehat të punojë.OURJAHIP fshati.Ferrë.Ju qepe si muti mbas këpucës,Njësisë 5 dhe Letës.. Dihet aty nderohesh.Tashti Erionit.Je nga ata që e ndjen 1000 km larg erën e Pilafit.Orebole Erjon është thë best Ai tall bythën me kategorinë tënde hapur.Gjë që duhet ta bëjë me Edin.Atëhere….do ti heqë kapelen gjithë Shqipëria.Jo për gjë,por e ka mbushur kupën,bashkë me ato putanat që mban ministre dhe deputetë.