Majko: Mesazhi që mora në 20 vjetorin e bombardimit të NATO-s në ish-Jugosllavi

Bora Basholli

Ish- kryeministri Pandeli Majko ka publikuar një mesazh në përkujtim të ditës që i hapi dyert mbarimit të luftës e pavarësisë së Kosovës.

Në 20 vjetorin e bombardimit të Nato-s drejt ish-Jugosllavisë, Majko, ish-kryeministër i asaj kohe, ka kujtuar dhe fjalët e pakta që i kanë thënë amerikanët pas përfundimit të bombardimeve të kryera.

Sot, 20 vjet më parë… me një procedurë aspak të zakontë (me atë të “heshtjes miratuese”) Sekretari i Përgjithshëm Solana dha lejen që forcat ajrore të NATO-s të godasin Forcat e Armatosura të Jugosllavisë së mbetur nën Serbinë e Milloshevicit.

Sot është përvjetori zyrtar i atij që u konsiderua konflikti më i rëndë në Europë pas Luftës së Dytë Botërore. Një kujtim me respekt për ata miq të mirë ndërkombëtarë që i qëndruan pranë interesave të popullit shqiptar! 

Për mua, ishte vec një telefonatë me shprehjen “It is done!” dhe pastaj heshtja e ankthit…për të nesërmen e luftës.  Lavdi të rënëve! Heshtja e tyre ka peshën e lirisë!”, shkruan Majko.

 

b.b/dita

 

Share This Article
3 Comments
  • Shume mire Majko , popullin shqiptar te Kosoves e shpetoi NATO nga Milosheviçi, po popullin e Shqiperise kush do te shpetoj nga Rame serbia??????????????

  • Zoti shoku Majko ,
    si t’ja bëj unë që s’di anglisht , ç’do të thotë it is done ?
    Po pse s’e përkthen për ne popullin injorant ?
    Dëgjo Pandi , politika është një fushë me shumë mina, është shumë e ngatërruar , futesh në politikë e të duket se je Skënderbeu , por koha , si e pamëshirshme që është , të kthen në hiç . Kemi plot shembuj shqipëtarë në këto 30 vjet , për të mos ikur më tutje . Je shumë i sipërfaqshëm si në politikën brënda PS ashtu edhe më gjërë . Unë nuk jam budall të mendoj se do të ndryshoj ty , por , sikur një çikë të të frenoj do isha i kënaqur !

  • Mbahu Pandi se je bere dhe me thinja,po para se nato te fillonte bombardimet cfare beje ti,na trego me mire per parate qe te kane zene ne Qipro ate kohe do ta mbash mend mire se ke bere kerdine ne M e mbrojtjes ti dhe ai qeni qe mbaja nga mbrapa Doni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *