Majko: Presidenti i zgjedhur, nuk i takon më pjesës, por të tërës

Dita

Pandeli Majko

Thellësisht i shqetësuar për deklarimet dhe protagonizmin e njëanshëm të presidentit të zgjedhur, Ilir Meta.

Akuzat dhe paralajmërimet destabilizuese që ai po hedh këto ditë nuk i shërbejnë Shqipërisë. Ato habisin të huajt, fyejnë vendin dhe degradojnë marrëdhëniet politike.

Si politikan i vjetër, ai duhet t’ia lërë pasionin e garës politike kolegëve që e zëvendësuan në Partinë e tij. Presidenti i zgjedhur, nuk i takon më pjesës, por të tërës.

Akuzat apo paralajmërimet nga podiume partiake janë të papërshtashme në rastin më të mirë. Presidenti i zgjedhur duhet ti lërë mënjanë “bombat” për mosdekretim qeverish dhe armatosjen e popullit…

Si rregull, Presidenti shprehet për ato që ndodhin dhe jo për të kundërtën. Ai nuk është as gjykatës dhe as gjykatë. Qëndrimet e tij nuk janë gjykime emocionale por detyrime kushtetuese.

Kritikat e një presidenti të sapozgjedhur për kryeministrin e vendit të tij nuk lexohen së pari në mediat fqinje. Punët e shqiptarëve zgjidhen në shtëpinë e tyre ku Presidenti i Republikës është një figurë qëndrore.

Ai përfaqëson unitetin kombëtar dhe jo marrëdhëniet me fqinjët.

Ajo që nisi si tur falenderimesh nga zoti Meta nuk ka pse kthehet në tur fyerjesh për ata që e zgjodhën. Presidenti i zgjedhur duhet të lërë LSI në fatin e vet politik dhe të përgatitet për “kujdestarinë” e Shqipërisë.

Uroj reflektimin e presidentit të zgjedhur. Gjakftohtësia është cilësi që nuk është e shkruajtur në Kushtetutë. Kjo nuk justifikon të kundërtën.

Share This Article
10 Comments
    • Pandeli Majko po merr ne mbrojtje ilir palluqin dhe kriminelin. Edi rama duhet te largoje kalin e trojes ne partine socialiste qe eshte Pandeli majko. Pandeli majko eshte tradhetari i socialisteve te thjeshte mbrojtesi i ilir hajdutit dhe kriminelit. Ilir meta duhet shkarkuar ose te mos lejohet qe ai te behet president duke bojkotuar seancen e 24 korrikut kur dhe ai funderrine i zgjedhur president do te beje dhe betimin.
      Ilir meta eshrte hajdut qe eshte pare duke vjedhur live nga i tere populli shqipetar. Eshte turp dhe ulje per cdo njeri te ndershem qe ilir meta te jete president eshte kulmi i imoralitetit hde i padrejtesise. Eshte njelloj si ti varesh ujkut mushkerite e qengjit ne qafe.

      • eno
        Po edi rama ç’fare lidhje ka me te majten ?
        Vetem ilir meta ka vjedhur ?

        Po Lulzime tulipani ç’fare ka bere ?

        Duhet pa tjeter te votojme Edvin zhgaravinen ?

        Sa milion vota kerkon tani Edvini per te realizuar ato qe thote ?

        I dhame nje meleon vota ne 2013 per te denuar Lulzimen dhe Saliun ,
        Kurse Edi tani bene Kualicion .

        Prisnim qe Edi Rama te kerkonte falje ,
        Kurse ai po thote ::

        ”” Me beni edhe njehere nuse , Dhe do ta shikoni se si do te nuseroj Une ””

        Eno , per veten tende nuk te vjen keq ,
        qe flet budallalliqe ?

        ”””””””””” Per njerzit e Shpelles ,
        e verteta mund te jete vetem nje
        Hija e Objekteve artificiale ”””

  • Ku si shkoji Koke-lopes “Dashuria” dhe “Qetesia”, bajge i lidur ne ha-hurin (kasollen ) e bagetive ne Cepan te Skraparit, keshtu eshte kur cenohen interesat personale i behet thirrje popullit te armatoset me te njejtin skenar si Sali Krimineli.
    Kujdes Hajdut, nga Kokepalaret se po i moren armet, TI do te shkosh per Lesh Monike,

  • Sa me ka pelqyer ajo strofa qe fillon me: Si rregull, …

    600 00 te rinjte do armatosi ai si fillim ?! Apo, mbase do bente mire ta fillonte proven’ e armatosjes me prinderit e tyre me pare.

    Karagjoz mediatik

  • Keshille miku!
    Likja nuk mund te rrije duarkryq!
    LSI eshte drejt shthurjes totale, me keq se PD!
    Do te rrojme dhe …. do te me jepni te drejte!

  • “Vesi mbetet ves.”….,
    Se vetem uni, paraja, ngurtesia, ligesia, shpirtligesia, pabesija, pasinqeriteti…..Cilesi negative te Ilir Metes, te treguara ne vite, dhe me fakte dhe opinione, si askush tjeter ne kete vend.
    “Doni me ?…”
    Mjaft më !

  • Ekuacioni qe ka meta ne tavoline eshte i zgjidhur lehte!Ai si pjelle e trazirave ne kete vend (sa me i zhytur te jeshe aq me lart ngrihesh te poste),kujtoni ku ka shkelur Meta o eshte vjedhur o eshte vrare!Tani triumfatori Like pasi mendoi qe me para blihet e perdoret gjithçka i eshte mbushur mendja qe me stilin “Bujar Nishani” mund te drejtosh shume mire kete vend si President pa te hyre asnje gjemb ne kembe!E ç’fare su tha per kapterin keto kater vjete e si perfundim i hengrem mune e ai beri ç’fare deshi e si e urdheruan ne Pallatin e Brigadave e ne presidence.U talle me qeverine Rama siç i desh mederja e nga hyrrja perpara priste qeverine e parlamentaret e nga e pasmja Kineze e Berishe!Ndaj mos leh kote o kone Majko se nuk tremb njeri me keto deklarata e aq me pak Liken qe ka kaluar fortuna edhe me te medha se politika ne shqiperi eshte prostitucion e ai di ta luaj mire kete rol!Problemi qe ka ky popull nuk eshte Likja por fabrika qe i montoi keto pjella e sistei qe i perdor sot pa me te voglen medyshje!Ruani popullin se mos bene ndonje budallallek e raseni brenda n.q.se ju cenon sadopak rehatllikun e krijuar si baballare te kesaj KUPLARAJE qe nderton shkerdhatokracione e dhuruar nga miqte si Greket “kalin e trojes”!Rrofte miqesia Shqiptaro-Kineze.

  • Vjen momenti dhe sejcili e tregon VETVETEN se kush eshte.DY “..brockullat..” qe shpehu me ton dhe fytyre te ngrysur mjaftojne si fillim per ne qe te konkludojme plotesisht se kush eshte Ilir Meta,presidenti i zgjedhur qe nuk i ngjet atij Iliri qe ne shihnime ndigjonim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *