Ka shumë kosovarë që duan të marrin nënshtetësinë e Shqipërisë, por ka edhe shqiptarë që duan të marrin nënshtetësinë e Kosovës.
Të paktën njëri prej tyre është ish- kryeministri Pandeli Majko, që ka vizituar Prishtinën, ku është pritur nga kryeministri Hashim Thaçi.
Thaçi tha në një konferencë për shtyp se e ka informuar Majkon për marrëveshjen e arritur së fundmi mes Prishtinës dhe Beogradit. Kryeministri kosovar falënderoi sërish politikën e Tiranës për qëndrimin e mbajtur në shërbim të paqes e stabilitetit në rajon.
Kurse Majko tha se do të bëhet kosovar.
“Sot pata emocionin e veçantë t’i ripërsëris mikut tim dhe kryeministrit të shtetit të Kosovës, që të më japë nderin dhe kënaqësinë që së shpejti të bëj procedurat për të marrë shtetësinë e shtetit të Kosovës. Ka shumë qytetarë të Kosovës që duan të jenë shtetas të Shqipërisë, por mos harroni se ka edhe ca në krahun tjetër si puna ime, që këtë anë e konsiderojnë atdheun e tyre, popullin e tyre”, tha Majko. / TEMA
Edhe une do ta marr, jo vetem une por do te shkoj me gjith familje
Bravo Majko!
Por mire qe kerkove nenshtetesine kosovare, dhe kete e mesuan te gjithe qe e lexojne shtypin e dites, por si tia bejme per ata qindra, ndoshta mijera qe nuk dihet kush jane te cilet kane marre nenshtesine shqiptare, dhe qe me voten e tyre influencuan ne zgjedhjet e fundit ne kryeqytetin tone, Tirane. Ky eshte nje precedent i cili duhet zhbiruar dhe te marre zgjidhje.
Personalisht e ndjej veten si neshtetas te Kosoves, por asnjehere nuk kam per ta vene vehten ne pozitat e injoranteve qe e marrin kete nenshtetesi me qellim te mbrapsht duke influencuar tendencshem per ndryshime politike duke iu kundervene vullnetit te popullit te Kosoves, qe banon, jeton, punon, sakrifikon dhe lumturon Kosoven e sapo pavarur nga pushtuesit nje shekullor serbe.
Hajde Majko hajde.Ky po don pasapote te Kosoves per te krijue kombin Kosovar sipas teorise te Nexhmedin Spahiut.Po ky ka thene se eshte gjerman perse nuk bene analizen e ADN dhe tja kerkoje Merkelit neshtetsine.Me kete kerkese ndofta gjermano maqedonasi Majko kerkon ti afrohet Sebise edhe me identidet dokument.Kosovaret kerkojne te kene pasaporte shqiptare ndersa adoleshenti i thuinjur Majko ANAPOLLA
shqiptar sa gjysma e majkos te jesh o pjelle serbe.po jeni ju qe puthni flamurin blu me yjet e verdha dhe na beni si shqiptar.laj gojen kur te folesh per majkon
Merr edhe socialistet e tjer te PS dhe te shpetoj Shqiperia.