Majko: Në qershor Berisha të ikë në shtëpi të rritë nipat dhe mbesat

redaktor

Në vijim të bashkëbisedimeve me qytetarët e Njësisë numër 5, katër kandidatët  në listën e Tiranës,Pandeli Majko, Blerina Gjylameti, Milena Harito,Blerina Gjylameti dhe Afrim Qëndro, gjatë “Këndit të fjalës” , të mbajtur me banorët e zonës së bllokut parashtruan pikat e programit të PS-së për mirëqeverisjen e vendit. Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste, njëherësh edhe kandidat i PS-së në zgjedhjet e 23 qershorit, kërkoi  votat e qytetarëve për të ndryshuar situatën ekonomike. Më poshtë fjala e kandidatit Pandeli Majko:  Nga politikanët jeni mësuar që të dëgjoni çfarëdo lloj gjërash. Nuk kam ardhur këtu me shokët e mi që të dëgjoni ato që thuhen nëpër televizione. Ne jemi miq. Fushata jonë bazohet tek ajo që ne afrojmë. Partia Socialiste duhet të vijë në pushtet si një kontratë e madhe. Nuk vijmë në pushtet vetëm për socialistët, por do të vijmë në pushtet edhe për ata që nuk do të na votojnë, edhe për ata që do të jenë në pakicë pas 23 qershorit. 23 qershori nuk do të jetë vetëm një votë për të ndryshuar qeverinë. 23 qershori do të jetë një ditë e madhe kur ne të majtë dhe të djathtë do të vendosin se ku do të shkojë Shqipëria. Më 23 qershor duhet të bëhet gati të iki në shtëpi dhe të rris nipat dhe mbesat. Ky është mesazhi jonë për Sali Berishën. Flitet me zë të lartë se janë rritur investimet, pagat. Por, mirë, a e dini sa është rritur buka , vaji, mielli, sheqeri? Qeveria duhet ta mbante borxhin publik në 50 për qind, por se ka as 51 , as 52, por mbi 63 për qind.  Ndryshe nga 97’ nuk do të ketë piramida si Sudja apo Xhaferri, pro piramidën e kemi brenda. Shqipëria nuk është si ‘97, por një vend i falimentuar nga keqqeverisja. E pranon ose nuk e pranon. Kjo nuk do të kalojë thjesht me fjalë. Në parlamentin e ardhshëm një nga detyrat do të jetë hetimi i falimentimit të financave shqiptare me apo pa dashje.
Askund nuk do të bëhet përsëritja e gabimeve të PD-së që me paratë e taksapaguesve , të themi si PD-ja që ky është ndërtimi ynë. Pushtetarët janë thjesht administratorë. Ne e quajmë veten të majtë sepse kemi një histori, e dimë nga vijmë dhe e dimë se nga shkojmë. Por kam një pyetje për ata që votojnë sot të djathtën. Çfarë është sot e djathta? Shikoni pak listën e Partisë Demokratike. Përveç Visar Zhitit shikoni ndonjë tjetër? A është listë apo një jetimore ku janë mbledhur të gjithë politikanët që për një apo shumë arsye janë kthyer apo rikthyer në parti, pasi janë përzënë dhe janë rivënë nga lideri i tyre.
Mbi të gjitha ne jemi një ekip. Në listën e sigurtë jam unë, por këtu me mua është edhe Afrim Qëndro, një kandidat tjetër. Nuk dëshiron që të flasë shumë nëpër takime apo të bëjë zënka me njëri, por vetëm për një rast është gati të bëjë sherr: po u prekën votat më 23 qershor, s’ka fjalë. Këtu është e edhe Alfred Dalipi , i cili është një socialist i cili nuk përmbysi kupën. Fredi është një mik i joni i cili ka mendjen në kokë dhe zemrën majtas që është duke dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme për fitoren e zgjedhjeve”, u shpreh Majko.

Share This Article
9 Comments
  • Po pse ku shkonte deri tani nuk shkonte ne shtepi te tije?
    Hajde Majko hajde se mos deri tani vinte tek shtepija jote dhe rriste femijet e tu

    • PO MBESAT E VIKTIMAVE TE 21 JANARIT KUSH DO TI RRISE O PANDELI? DO TI RRISESH TI? APO EDI RAMA?

  • Krimineli Sali deri me sot ka shkuar ne shtepi, me 150 roje qe i paguajme ne si popull, me kemishe dhe breke antiplumb. Sali Kafsha si i pa bese Vici-tol, u ka vene roje rojeve te tij e keshtu me rradhe. Para se te farmakoset, me falni ushqehet, jene shume persona qe hane ushqimin pare se te shkoje te Killeri SALI, metode e diktatorit Hitler. Mitingashet dhe hajdutet qe i rrine pas bythe, ta dine mire, qe pas 23 Qershorit shtepia e Kriminelit Sali do te jete burgu, kjo eshte shtepia e diktatoreve , kur nuk denohen me vdekje. Zoti mos e falte nje te tille si vampiri Sali. AMIN.

  • Majko pas 23 qershorit shko e pi birre me djalin tend se Saliu i mbaroj hallet me femijet tani pret dhe mandatin e trete do votojme per te sdo presim eksperimentet nga ju me hajdutet tuaj mjaft na cate koken.

  • Kam menduar se Majko eshte politikani I moderuar,po paskam gabuar ka rene ne koshin e te tjerve kto kohet e fundit ky [gjinoja I PS]

  • z.Majko me çka deklaroni Ju do te ini vazhdues te politikes Berishjane e realirues te nje rotacioni pushteti!Ku e gjen zotrote kete te drejte qe Saliun e nis ne shtepi per te rritur niperit e mbesat e tij e jo ne burg per bemat qe ka bere!Po femijet e atyre qe i vrau ne 21 Janar kush do i rrise apo shkerdhatokracia juaj duke nderuar pushtetet e asgje me shume.Kjo tregon se Shqiperia do ndryshoje vetem emrat e prostitucioni politik do te vazhdoje me emra po kaq te vjeter sa vete Berisha me njerez si puna jote qe ndoshta me paaftesine e te drejtuarit e buzeqeshjen qe perendia ta ka ngrire ne fytyre kerkon te na rivrasesh si Saliu .Turp per kete. vend qe s’ka nxjerre e s’ka per te nxjerre kurr mesime.Me ç’ka deklaron nga une si votues i asaj zone qe sot voten e deklaroj kundra vazhdimesise se plehrave tashme te na paraqitura me kollare te kuqe.Poshte diktatura e torollakeve qe u plaken dyerve te kuvendit si deputet e kur nuk u bene politikan,por nje grup shkerdhatash qe tallen me kete popull si ytate nje here ne nje kohe me kinezet.

  • Qe do te shkoje ne shtepi me niper e mbesa, te gezoje me ta, kjo eshte njerezore. Edhe qe mund te mbylle karrieren pas 22 vitesh ne politiken shqiptare, eshte normale. Po mos dil e thua se kaq eshte borxhi publik, e kaq cmimi i miellit e sheqerit. Kete e shohim, e dime e prekim, ashtu qe dime te numerojme qe ke edhe ti nja 22 vjet ne politike, bashke me shume te tjere.
    Me kujtohet ne 2005 ne nje tv the se “opozita duhet ta lere qeverine e re te punoje, ti lere kohe …. !”. Mire, e kishe, ti ishe deputet, shkoje pasdite te shtepia, merrje rrogen. Po ata qe i hoqen nga puna, ku iken, kush do i paguante buken e femijeve te tyre, ata cdo te bejne ….. .

  • Hajde majkush hajde, ne themi te votojme per ju, qe ta degdisni ne ndonje burg andej nga malet e Skraparit (nuk ka nevoje ta thoni, vetem bejeni), ti leshoke nga keto kumbulla.
    Muco, thirri mendjes, nuk jemi ne danimarke ketu. hajde tani, me krahe te lehta e me mendjen plot, te thote xha loni.

  • Majko,mos u bej sentimental me vrasesin Sali Berisha, mos harro se ke qene ne grupin me te mefsht dhe tartabiqare,qe e ricikloi sikur te ishte shishe plastike tek hedhurinat Sali Berishën! ke pergjegjesi,por jo me te madhe se Nano,Fino,Malaj qe shishen e ricikluar te plastikës,Berisha,ua kane vene serish ne buze shqiptareve te pijne varferine…Cdo beni per Tiranen?Grupi yt elektoral ka nje flet te vetme me prioritete te zones?Do shtroni rruge,bashkë me bashkine, kushdo qofte kryetar, ku?Sa parkime te nendheshme dhe mbitkkesore do beni?Uji do jete i paster?Do keni tramvaj a metro?Plehrat ku do grumbullohen?Ku do pushojne pensionistet ne zone…shkollat si di jene(Franca po i mbyll sepse mesohet me internet dhe drejtohet arsimi per zonën nga 3-5 mesues,qindra te tjere nuk nevojiten,as shpenzime nuk ka i perballojë familja… ne Bari nje shkolle pilot te mbyllur e pa mesues Bashkia u bleu kompiutrat nxenesve dhe mesojne nga shtepia.Do ti aplikoni Ju te paret?Shteti nuk do investoi asnje lek per shkollim,si tani,por po provon dhe ka fitime kolosale!Nuk paguhen mijra mesues!…Keto e te tjera duan qytetaret,sidomos cdo behet me vrasesin Berisha?…Largohu ujit ne diskutime…80 perqind e fjaleve tuaja kane UJE…Larg se vjetres qe qelb,lufto per “novitete”si dikur ne Kucove!…Presim ndeshkimin pa medyshje te vrasesit Berisha!Natyrisht me ligj…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *