Majko: Në PS nuk ka njerëz të lënë në hije

anazapta

Në një intervistë televizive  Pandeli Majko thotë se nuk beson se dikush mund të të lërë në hije ose të të nxjerrë nga hija në politikë. “Në fund është vota ajo që të ndan nëse je ose s’je, nëse jë me hije ose je pa hije, je senator ose savator” – thotë ai.

Zoti Majko, analizohet përgjithësisht sikur ju keni një shqetësim të caktuar pse jeni lënë në hije dhe se keni rezerva karshi qeverisjes së z.Rama i cili është një frymë e re në PS. Ju si do i përgjigjeshit këtyre aludimeve që senatorët janë të pakënaqur me këtë qeverisje, apo akumulojnë shqetësim?

Nuk besoj se diskutohet se dikush mund të të lërë në hije ose të të nxjerrë nga hija në politikë. Vendos ti nëse dëshiron të jesh në hije apo të dalësh nga hija e fikut.

Problemi që shtrohet për një njeri që merret apo dëshiron të merret me politikë, është se sa e aktivizon veten, sa ndihet i pranueshëm, i nevojshëm dhe në momentet të caktuara edhe i domosdoshëm. Ky është maksimumi që mund t’i kërkosh një politikani. Në momentet që po flasim, mendoj që grupi parlamentar i PS-së nuk funksionon i shtresëzuar, por funksionon sipas njerëzve që janë aktivë, kanë eksperienca, flasin më shumë apo flasin më pak dhe më pas gjithçka gjenerohet në gjirin e votuesve tanë të cilët nuk i ndan në të vjetër dhe të rijn, i cili nuk i ndan në senatorë dhe kongresmenë, në hije ose pa hije, por i ndan në njerëz që vlejnë dhe njerëz që nuk vlejnë. Në fund është vota ajo që të ndan nëse je ose s’je, nëse jë me hije ose je pa hije, je senator ose savator.

Pra nuk të rezulton që ka një shqetësim në grupin e senatorëve..termi lënia në hije…?

Nuk ekziston si definicion. Maksimumi që mund të ekzistojë si definicion është kur unë i them kolegëve më të vjetër, hajde pimë një kafe senatorësh.

Intervista mund të lexohet e plotë këtu:

http://gazetadita.al/majko-ne-ps-nuk-ka-njerez-te-lene-ne-hije/

Share This Article
24 Comments
  • Lërini llafet e shumta dhe bëni vendosmërisht reformën në drejtësi? Kur do ta bëni apo kur ta shihni vehten në baltën e saj! Në cfarë po e imiton opozita e sotme ramën apo në tritolvënie!?? Mirë gratë në qeverisje por mos bëni “gjinokapardisje”!?

  • Majko pvaresisht nga kontributet qe mund t kesh dhe sidomos per ngjarjet e vitit 99 pavaresisht nga disa reforma shume te mira qe bere ne ushtrine shqiptare kur ishe Minister Mbrojtje per shkak te legjislacionit qe fute ne kete dikaster natyrisht qe bere edhe shume gjera te keqia atje se i xhveshe ushtaraket nga shume gjera te mira qe kishin pasur me pare per trajtimet financiare Por duhet thene se modeli juaj mbaroi dhe duhet te ini te kenaqur me ato cka kini fituar me tenderat qe bete ne ushtri me sekserin kuqo

    • Emigrant ja ke futur si kau peles. Majko eshte nder te paktet politikan qe ka respektin edhe te kundershtareve te tij. Derdellites ne blogje si ty gjen me bollek. Me kujtohen dyert e haleve dikur ku shkruhej pateklif….

  • Zoti kryeminister, tek une po zhvillohet opozitarizmi, se nuk po me pelqen aspak TOLERANCA juaj.
    Nga nje fans i juaj, po kthehem cdo dite e me teper nje ze kritik, se unedua qe koka e krimit, te ndjeje se eshte futur ne carkun e drejtesise dhe jo te livadhise dhe te beje thirrje, kunder shqiptareve.
    Ne qofte se ju zoti Rama do te lejoni Berishen dhe b…at e tjere berishiane, te rrezojne 1 miljon e me shume votat e shqiptareve, kete sta falim, se dhenia e aq shume votave, tu dha qe detyren e pare si kryeminister, te ishte arrestimi i krimineleve kryesore.
    Po te deklaroje ne fushate, se nuk do te ishe ne gjendje te arrestoje kokat e krimit, te jesh i sigurte se sdo te kishe asnje shanc te ishe ne postin e kryemimistrit.
    Kete thirrje ta ben nje shqiptar qe do te jesh edhe disa mandate rradhazi si kryeminister, por filloje me kokat, na i hiq qafe se spo i durojme dot me duke na bere karshillek me fodullekun e tyre shpellar neper TV.

  • Majko! Eshte e vertete, qe jetojme ne kohen; “Na mbane gjall vecse humori…” Por, une po doja,(Je i repektuar per dje), te thoshja qe ne ket’ shkrim ju, si pervoj udheheqje, te na thoshit: Cduhet bere,si duhet bere dhe kur?! Asnje nga keto s’i pash ne kete shkrim te tipit zgerdhitjeje….

  • Ju Aldrin i dikeni mire te shrkuarat ne dyert e haleve vazhdoj e shkuaj atje atehere mos jep komente ose shko takou me kuqon qe te mesosh me shume

  • O pandeli, mjaft e ndrite tash 23 vjet. Nuk ke libreze pune akoma. Punoni e mos i vendosni Edi rames gure nen rrota, se historia do t’ju denoje rende. Ti Pandeli, qe mburr Saliun behesh bashkepergjgegjes per krimet e Saliut per 23 vjet rrjesht. Populli e ka marre vesh se Saliu ishte i derguari Ramiz Alise, ashtu sic ishte dhe miku jot Fatosi. Mjaft e mbajtet peng kete vend o Pandeli

  • Pandi mos u merrni te vdekurin Sali por merruni me anetaret e PS per ti punesuar se jeni shume te ngadalte me veprimet qe po beni. Keni punesuar gjuthe miqte dhe fisin e deputeteve e nderkohe anetret e PS qe skane mbeshtetje po i persekutoni me rradhet e gjata e pa shprese… Durimi ka kufi! Nga LSI po ecet me shpejt. Dhe njerezit duan te ecin me shpejt. Ju e kini ne dore si te veproni me socialistet. Do ti mbani apo te kalojne te trokasim nga LSI.

  • Pandi mos u merrni me te vdekurin Sali , por merruni me anetaret e PS per ti punesuar . Jeni shume te ngadalte me veprimet qe po beni. Keni punesuar gjithe miqte dhe fisin e deputeteve e nderkohe anetaret e PS qe skane mbeshtetje apo njohje po i persekutoni me rradhet e gjata e pa shprese… Durimi ka kufi! Nga LSI po ecet me shpejt. Dhe njerezit duan te ecin me shpejt. Ju e kini ne dore si te veproni me socialistet. Do ti mbani apo te kalojne te trokasim nga LSI. Sa per drejtesine i keni votat ne parlament dhe mund te beni gjithcka.

  • Pandeliun dhe te tjeret qe jane nga xhaketat e vjetra te ps edi rama i ka futur ne vathe dhe i ka tredhur ,per mendimin tim shqiperia eshte ne nje tunel pa drite dhe ku asnjeri nuk e di se si do vene punet,saliu ai qe mendonim se ishte me i keqi iku por punet jane aq lemshe sa tani po thone o sali ku je.

  • Deri tani opozita e Bashes nuk po i bie bilbilave ne parlament, nuk po ngre cadra ne bulevard, dhe ne proteste nuk beri thirrje per lufte e nuk hodhi gure e tulla mbi polici. Aaa, ne rast se Majko eshte astrolog e ka pare yjet atehere ka folur per te ardhmen. Se sa parashikues eshte kete do e shohim.

  • Si guxoni te thoni fjale fyese per Z.Majko?Ne lutemi qe e kemi.Mire qe nuk na e mori Amerika.Sa mire do ishte te behej si thote Z.Majko ne qeveri por sidomos ne Njesine 5.Problemi eshte se vendosin disa te tjere qe nuk i duan njerez te tille si te rene nga qielli.I uroj sukses ne punen e tij .Sa per problemin e drejtesise qeveria kujt i kerkon drejtesi? Po lulit iu tejkaluan afatet per tu sjelle para drejtesise per Durres-Kukes.Nuk duan apo nuk munden?
    Sa per komentin e demonit ,çadrat u ngriten per vjedhjen e zgjedhjeve, ndersa kur flasin lulerit sot te vjen ndot ,opozite me hajdute e vrases te cilet duhet te ishin prapa dyerve te burgut.

  • Vetem politikane sjane keta plehrat tane. U sistemuan shoejt e shoejt ne oune njerezit e tyre qe nga djali i Gramoz Rucit tek Anda ne rinas me precedent penal e deri tek te tjeret me rradhe. Vari trpin kesaj rilindjes se Mjaftit?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *