Kur kanë mbetur vetëm 3 ditë nga përvjetori i dytë i “21 Janarit, deputeti i Partisë Socaliste, Pandeli Majko ka kërkuar vendosjen e një raporti të drejtë me ligjin në vend. Në një prononcim për mediat deputeti i PS tha se Kryeministri foli per grusht shteti ne Komisionin Hetimor nga ana Partisë Socialiste, por do jenë vetë shqiptarët që do ndryshojnë historinë e Berishës në 21 janar.
“Ekspertët flasin se një prej viktimave u vra me plumb rikoshet.Ata që u vranë më 21 janar ishin në kërkim të së drejtës. PS më 21 janar do kryeje homazhe ceremoniale për viktimat e pafajshme. Shpresoj qe ne Shqipëri te vendoset nje raport i vertete me ligjin.Drejtësinë nuk duhet ta masim me deklaratat e Ambasadorëvë. Shqiptarët do ndryshojnë historinë e Berishës në 21 janar” tha ai.
Deklaratat Majko i bëri gjatë një takimi me strukturat e PS në Korcë në kuadër të 21 vjetorit të themelimit të FRESSH, ku shoqërohej edhe nga deputeti Ben Blushi.
Ndërkaq lidhur me 21 janarin janë shprehur edhe trojka e Ambasadorëve në vend, ku kanë kërkuar qartazi drejtësi për këtë proces.