Majko për heqjen e lapidarit në Preshevë: Hoqën një “copë gur”, por ringritën historinë

anazapta

Pas publikimit për heqjen e lapidarit të dëshmorëve në Preshevë, deputeti socialist Pandeli Majko ka reaguar përmes Facebookut. Në mesazhin e postuar, Majko thotë se serbët hoqën një copë gur, por ringritën historinë që shkruan heronjtë.

“Serbia ka hequr me xhandarë, sot në ora 7 të mëngjesit përmendoren e dëshmorëve të lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve, nga qendra e Preshevës.

Ky akt kërkon t’i rivrasë ata që u vranë nga regjimi i Milosheviçit. Vërteton se në Beograd qeverisin po ata që zhytën Ballkanin në gjakderdhjen e ndarjes së ish-Jugosllavisë. Hoqën një “copë gur”, por ringritën historinë që shkruan ata djem që dhanë jetën për popullin e tyre. Kush mund të vendosë një tufë me lule tek vendi i lapidarit të hequr do t’i isha mirënjohës.

Lavdi dëshmorëve të kombit! Ata ishin edhe dëshmorët e mi!”, shkruan Majko në Facebook.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *