Majko: Për herë të parë Asambleja e NATO-s përfshin Kosovën në punimet e saj

Dita

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko njofton se për herë të parë Asambleja e NATO­-s ka përfshirë në kalendarin e punimeve të saj një samit që do të mbahet në Kosovë. Deklarata e ish-­kryeministrit socialist është bërë në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.

“Asambleja Parlamentare e NATO­s për here te pare ka futur ne kalendarin e veprimtarive te veta Kosovën si vend pritës. Ne Prishtine (në nëntor 2016) do te mbahet Seminari Rose­Routh me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga të gjitha vendet anëtare të NATO­s”,­ka shkruar Majko.

Ndërsa shton se punimet u vendosën një ditë më parë në mbledhjen e drejtuesve të delegacioneve të Asamblesë Parlamentare në Stavanger të Norvegjisë, vend në të cilin mbahet sesioni i radhës. “Në Maj të vitit tjetër ky sesion (me rreth 700 pjesëmarrës) do të mbahet në Tiranë”,­ thotë Pandeli Majko.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *