Deputeti i PS-së, Pandeli Majko i ka paraprirë sot 23 vjetorit të krijimit të Forumit Eurosocialist (FRESSH) me disa fotografi nga momenti i themelimit.
“15 Janari i Eurosocialistëve po troket për të 23-tën herë me radhë. Për ne që e kemi jetuar që në fillim, kjo datë qëndron në memorie si të kishte ndodhur dje. Gëzuar ditëlindjen FRESSH. Gëzuar miq të vjetër dhe të rinj… Krenari për këtë rrugëtim të paprecedentë të një ëndrre që vazhdon edhe sot e ku e “vjetra” ka kuptim. Gëzuar ditën e ëndrrës së të majtës”, shkruan Majko në facebook.
Burime nga PS bëjnë të ditur se nesër pritet edhe organizimi i një aktivitet të madh në Pallatin e Kongreseve, ku janë të ftuar të gjithë ata që kanë drejtuar FRESH-in. Pritet që të marrin pjesë edhe mjaft përfaqësues nga klasa politike.



