“ Të dielën, shqiptarët do të votojnë për të zgjedhur klasën e re politike, majtas. Mentaliteti që ka dominuar pas komunizmit e ka kryer funksionin e tij, duke i hapur rrugë ekonomisë së tregut”. Pandeli Majko është një prej të liderëve të rinj të socialistëve shqiptarë, kandidat në qarkun e Tiranës. Në një intervistë për Affaritaliani.it, ai shpjegon: “Kriza shqiptare historikisht fillon dhe mbaron me vjedhjen e votës. Ky është turpi ynë. Nuk arrijmë të numërojmë fletët e votimit si një vend normal”. Ai shton se “E vërteta është se Shqipëria i ngjan atij vëllait të vogël, i cili kur ka nevojë i kërkon ndihmë vëllait të madh”. Më tej, ai shprehet se shpreson që emigrantëve shqiptarë që jetojnë të Europë t’u lejohet pjesëmarrja në votim në atdheun e tyre, për “shkundur politikën shqiptare”.
Zoti Majko, si do të votojnë shqiptarët?
Të dielën, shqiptarët do të votojnë për të zgjedhur klasën e re politike. Mentaliteti që ka dominuar pas komunizmit e ka kryer funksionin e tij, duke i hapur rrugë ekonomisë së tregut, e bazuar mbi iniciativën e lirë të individit. Pavarësisht se aktualisht vendi qeveriset – me dorë të fortë – nga politikani më i moshuar i Europës Lindore, një ish-komunist, zgjedhjet në Shqipëri do të fitohen nga e majta. Por kjo nuk do të thotë se problemet do të marrin fund, përkundrazi. Ne nuk do ta marrim qeverisjen e vendit si një meritë, por si një sfidë. Njerëzit kërkojnë shpresë dhe ndryshim. Dhe ne duhet të jemi në lartësinë e duhur. Nuk ka rrugë tjetër.
Gjatë këtyre viteve, Shqipëria është qeverisur nga Berisha. Tashmë janë e shkuar pozicionet e kundërta, që shpesh degjeneronin edhe në manifestime të dhunshme mes të majtës dhe të djathtës. A do të dalë në pension brezi i vjetër i Berishës dhe Nanos, të cilët kanë përgjegjësinë e lënies së Shqipërisë jashtë Europës?
Në Shqipëri – nuk jemi një rast i izoluar – ekziston një partitokraci mediokër që karakterizohet nga mungesa e ideve. Ajo konsumon kohën e saj duke u ushqyer me një konflikt të pavlerë. Kriza shqiptare, historikisht, fillon dhe mbaron me vjedhjen e votave. Ky është turpi ynë! Nuk arrijmë të numërojmë votat si një vend normal. Duke bërë shaka me kolegët e së djathtës, kam sugjeruar dhënien në “koncesion” të sistemit të numërimit të votave në Shqipëri. Nga mënyra e të bërit politikë që kemi mësuar nga italianët, model shumë ndikues në Shqipëri, kemi marrë më shumë gjërat negative sesa vlerat. Por unë nuk jam pesimist.
Le të kthehemi për një moment në vitet kur ju keni qenë kryeministër. Më shumë se dhjetë vjet pas luftës së vitit 1999, si e shikoni eksperiencën tuaj?
Sinqerisht nuk di ta gjykoj veten. Vlerësimi i vendimeve që kam marrë në të shkuarën do të kushtëzohej ende nga debati i sotëm. Megjithatë, nuk ndiej keqardhje për asgjë, fundja nuk jam dhe aq i vjetër!
Në atë vit, për muaj me radhë, Shqipëria u bë qendra e botës. Krerët e shteteve më të rëndësishme si Klinton, Bler, Shrëder e Dalema, mbërritën në Tiranë për t’u takuar me ju. Perëndimi po e shihte këtë pjesë të Ballkanit si një vend të vogël, por të rëndësishëm, strategjik. Pse Shqipëria nuk arriti ta përdorte këtë rast për të dalë nga vështirësitë dhe për të ecur me hapa të shpejtë zhvillimi?
Kjo do të donte një përgjigje shumë të gjatë. Dua të them se ruaj disa “sekrete” të atyre muajve, që për momentin dua t’i mbaj për vete. Ajo që mund t’u them është fakti se që atëherë kam një raport të ri me kohën: si me të tashmen, edhe me të ardhmen. Edhe nëse mund të duket si kompliment, duhet të them se nuk do të isha ai që jam pa shkollën e politikës italiane, të cilën e kam ndjekur dhe e ndjek me shumë vëmendje.
Gjatë atyre viteve, marrëdhëniet me Italinë kanë qenë të vështira. Diplomacia e vjetër italiane qe përplasur me Fatos Nanon, të cilin e konsideronte prepotent, pavarësisht mbështetjes që i jepte Dalema. Si e gjykoni tani rolin e Italisë në atë kohë?
Ka një keqkuptim të vjetër në marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë, që ka të bëjë me mënyrën e ndryshme të konceptimit të miqësisë. Për ne, miqësia ka vlerë madhore, jemi miq deri në fund, gjithçka ose asgjë. Ne i kërkojmë mikut një marrëdhënie ekskluzive. Kjo natyrisht nuk mund të ndodhë mes dy vendesh, dy popujsh. Por edhe nëse zemërohemi gjithashtu provojmë një dashuri si ajo e adoleshentëve për Italinë, një dashuri që e mbartim që nga koha e Luftës së Parë Botërore. E vërteta është se Shqipëria i ngjan atij vëllait të vogël, që kur ka nevojë i kërkon ndihmë vëllait të madh dhe sapo arrin të dalë nga situata ia mbath me të katra. Nuk kanë munguar madje as mosmarrëveshjet… Të dy palët e dimë se duhemi, por shprehja e dashurisë do të ishte shenjë dobësie. Historia mes Italisë dhe Shqipërisë është e pashpjegueshme sepse në të ka më shumë dashuri se biznes dhe protokoll. Rregulli kryesor i kësaj marrëdhënieje është “Nuk ka rregulla”….dhe mua më pëlqen kështu siç është.
Le të ndalemi tani te të rinjtë socialistë shqiptarë. Për vite me radhë keni qenë të ndarë. A jeni bashkuar sot? A do t’i rezistojë ky bashkim provës së qeverisjes?
Nëse ecim sipas kritereve italiane, na presin ditë të vështira. Shpresoj që në çdo rast do të gjejmë një zgjidhje. Duhet të them edhe se në politikën shqiptare prej kohësh prevalon principi i stabilitetit. Jo gjithmonë ajo që duket është ajo që realisht ndodh në Shqipëri.
Jeni të gjithë mbështetës të bindur të anëtarësimit në BE. Duke parë krizën e tmerrshme që ka mbërthyer Europën, vërtet mendoni si për t’u emancipuar, Shqipëria duhet të hyjë në Europë?
Shqiptarët nuk duan t’ia dinë për “krizën” europiane. Ajo që duan më shumë është “hapësira” dhe “mundësitë”. Jemi një komb që pranon pa vështirësi diferencat fetare dhe kemi bashkëjetuar nga pak me të gjitha perandoritë. Nuk shohim aparencën, por ngulim këmbë te rezultati. Për të qenë të sinqertë, kriza për të rinjtë shqiptarë është një mundësi, jo një dëshpërim si për të rinjtë tuaj. Në këto dy dekadat e fundit, Europa ka pritur në krahët e saj një të tretën e popullsisë shqiptare, të cilët kanë emigruar. Më bën përshtypje se si Brukseli nuk bën asnjë presion apo nuk vendos asnjë objektiv për të ndihmuar emigrantët shqiptarë që t’u bëhet i mundur ushtrimi i së drejtës së votës në Shqipëri. Në Parlamentin e Britanisë së Madhe ka një iniciativë për këtë çështje. Vota e tyre do të ishte një revolucion social dhe politik në Shqipëri. Imagjinoni se çfarë impakti i madh për ne do të vinte nga pjesa më vitale dhe proeuropiane e popullit tonë, që përfaqësohet nga emigrantët shqiptarë që jetojnë në Itali, Greqi, gjermani, Britaninë e Madhe etj. Jam i sigurt se vota e tyre do të prodhonte një stimul cilësor në politikëbërje dhe mënyrën e drejtimit të vendit.
Si do ta sintetizonit programin tuaj qeverisës para një vëzhguesi të huaj? Cilat janë gjërat që sot bëjnë diferencën reale mes të djathtës dhe të majtës në Shqipëri?
Kam frikë se keqkuptohem. Në Shqipëri ka një ndryshim thelbësor, një çarje mes brezave. Jam i shqetësuar, nuk përpiqem ta fsheh. Politika shqiptare udhëton si një lokomotivë me karbon në krahasim me ndryshimin që vjen nga gjeneratat më të reja. Nuk është çështje e të majtës ose të djathtës. Është shumë më shumë, është ajo që tregon se kemi arritur në fund të kapitullit “Të imitojmë Perëndimin”. Duhet të krijojmë identitetin tonë.
Ju nuk keni hequr asnjëherë dorë nga “Shqipëria e Madhe”. Cilat janë raportet me fqinjët?
Nuk ekziston asnjë koncept politik i “Shqipërisë së Madhe”. Ajo çka po ndodh është se shqiptarët po rimarrin me racionalitet identitetin e tyre, që nuk është në shërbim të interesave të zgjerimit europian në Ballkan. Hapësira ku sot banojnë shqiptarët është e ndarë në vende të ndryshme. Kjo nuk është dramë. Përkundrazi, me pak mençuri dhe vullnet të mirë kjo mund të shndërrohet në forcë, që për në shqiptarët ka një vlerë të madhe.
Në Itali jetojnë një milion e gjysmë shqiptarë. Keni ndonjë gjë për t’u thënë?
Jam krenar për ta. Nëse nuk do të isha marrë me politikë, do të isha edhe unë një prej tyre. Është drama e brezit tim dhe në historinë e italiane të emigracionit njihet mirë. Emigrantët shqiptarë kanë dhënë shumë për vendin e tyre të origjinës dhe nuk kanë marrë kurrë gjë. Një faleminderit për ta është pak.
Kombëtarja shqiptare e futbollit po lufton konkretisht për kualifikimi në Botërorin Brazil 2014. Garon me skuadra të njohura. Kolegu juaj, Rama, u tregua entuziast në Tuiter në lidhje me ndeshjen Shqipëri-Norvegji, e cila përfundoi 1-1. Ju e ndiqni futbollin? E imagjinoni një ndeshje botërore Itali-Shqipëri?
Ju italianët e përdorni futbollin si për të matur diçka të paprekshme. Epo mirë, po, ëndërroj (si të gjithë shqiptarët) t’ju mundim në futboll dhe të ulërijmë e thërrasim nga gëzimi ashtu siç dimë të bëjmë vetëm ne. Megjithatë, pas kësaj do ta pyesja veten në gjumë “Si mundëm t’ia bënim këtë pikërisht Italisë”? Më besoni, kjo nuk do të ndodhë vetëm në futboll./Perktheu: Gazmira Sokoli

Bravo Pandi Bravo. Fitore e padiskutueshme do jete per PS kete here sepse te gjithe kane bindjen se ti je ai qe do na kthesh aty ku duhet. Historia denon tradhetaret e kete do e beje me saliun. Ja qe jemi te gjithe per nje numer e ai eshte #29
Kete here e ka te humbur betejen Berisha populli nuk e mban me dhe nuk do ta shohi as ne politik as ne qeverisje qe ska shance .Vota eshte e shtrenjte eshte e drejte jona . Ju Z.majko dhe gjithe skuadra e rilindjes do te jete ajo skuader qe do te na coi drejte rilindjes drejte zhvillimit
ME NE FUND DO FITOJME ZOTI MAJKO ME NE FUND JU DO TE NA NXIRRNI NGA E KEQJA QE NA KA PERPIRE.ME NE FUND NE DO TE JETOJME ASHTU SIC NA KA HIJE E SIC KEMI PRITUR GJITHE KETO VITE PER TE JETUAR.RILINDJA PO VJEN RILINDJA ESHTE E JONA DHE VETEM E JONA.
Fitorja e Partise Socialiste eshte e padiskutueshme dhe kjo eshte pare kudo ne Shqiperi!
Populli eshte i etur per ndryshim e per nje Rilindje kombetare!
Sduhet te kemi frike me nga Saliu dhe 200 zagaret e tij qe i rrine nga mbrapa!
Duhet mobilizim masiv ne votime qe ta permbysim kete regjim te regjur komunist te Saliut!
Ai nuk ka me fuqi per te na qeverisur edhe kur ka patur ne dore pushtetin e ka vene ne sherbim te pasurimit te familjes se tij!
Majko ju do fitoni, PS-ja do fitoje dhe do fitoje bindshem!
Ne jemi te gjithe me ju, jemi te gjithe te bashkuar kunder ketij shushunje qe na ka pire gjakun e na ka vjedhur leket gjithe keto vite!
Jemi te gjithe te bashkuar per nje Rilindje te atdheut tone!!
Majko perpiqet te thone se komunizmi eneverist kerkon shansin e dyte
Sfida me e madhe jane zgjedhjet, per te mposhtur saliun dhe gjithe mafian kriminale, dhe cdo gje do behet me mire padyshim se me keq se kaq s’ka ku te veje.
Me 23 qershor eshte beteja e fundit, ajo vendimtarja ne kete lufte te popullit kunder pushtetit dhe do t’i tregojme te gjitheve se forca e popullit opozitar te bashkuar mund te permbyse cdo regjim.
NE KETE SFIDE DO TRIUMFONI BINDSHEM ZOTI MAJKO!
KJO KA QENE E DUKSHME GJATE GJITHE FUSHATES SE PS-SE.
NJEREZIT JANE TE MOTIVUAR PER TE VOTUAR NJE RILINDJE TE PADISKUTUESHME!
JEMI TE LODHUR NGA KY PLAK I REGJUR QE VETEM I KA SJELLE SHKATERRIM VENDIT TONE TE BUKUR!
Qeveria e ardhshme do te drejtot nga njerez qe kane si prioritet sherbimin ndaj njerezeve. Ata nuk e konsiderojne pushtetin si nje mundesi per tu pasuruar por si nje mundesi per ti treguar botes se ata jane te afte per te punuar dhe per te bere dicka te mire per shqiperine.
Zoti Majko keto zgjedhje i keni te fituara!
Nje person kaq karizmatik e me zemer te mire si ju do fitoje padiskutim e kjo eshte mese e dukshme!
Do fitoni ju dhe do fitoje e gjithe Shqiperia me ju dhe Edi Ramen!
Na duhet nje fryme e re, nje model i ri e efektiv qeverises!
Duhet patjeter te kemi nje rotacion te pushtetit,se keta palacot e treguan fytyren e vertete gjthe keto vite rrenimi!
Vota ime do shkoje per ju z.Majko!
Do shkoje per Partine Socialiste dhe skuadren fantastike te Rilindjes qe me programin e shkelqyer qe kane prezantuar do e rimekembin Shqiperine nga rrenimi i ketyre 8 viteve!
Nga babezia e horrave qe shkojne pas karriges qe jane pasuruar me leket e djerses se popullit!
Askush nuk e ve me ne dyshim fitoren e PS dhe angazhimin e saj per te zbatuar nje me nje cdo pike te programit qe eshte pergatitur aq mire dhe aq me kujdes nga specialistet
Sali eshte mbeturina me e fundit e komunizmit qe nuk pranoi kurre ta crrenjose kete regjim nga vetja dhe shqiperia por ne 23 qershor ne te gjthe i japim atij denimin e merituar,do ta zhdukim nga politika me vote
shqiptaret duan vetem rilindje
berisha po i jep fund te gjithe shqiperis jo vetm ne ekonomi por edhe ne te gjitha fushat ndaj ai te zhduket njeher e mire , nuk na duhen njerz qe pasurojne familjen por qe punojn ne te mire te vendit na duhet rilindje na duhet skuadra e fitores me z.Rama ne krye , mire e keni thene z. Majko pushteti eshte nje sfid dhe si sfide ne te cilen merrni pjese ju keni pro 29 gjithe popullin.
Demokracia jone ka sfiden me te madhe, nese do vazhdojme keshtu ne kete regjim totalitar apo nese do duam te rivendosim demokracine, te behemi si e gjithe Europa dhe me ne fund te integrohemi.
Njerezit duhet te vendosin nese duan te mbytemi nen kete regjim, apo nese duam t’i hapim rrugen demokracise dhe te kemi nje qeveri qe punon per ne dhe ka ne fokus kauzen kombetare jo forcimin e pushtetit personal.
Populli i ka te gjithe shpresat tek ju z.Rama tek skuadra e Rilindjes.Jeni e vetmja shprese per te nxjerre kete vend nga ky batak nga kjo gjendje e nderë.Ajo qe i intereson me shume se cdo gje tjeter ketij populli eshte mire-qeverisja,nje qeveri meritokratike e jo klienteliste si kjo aktualja.Shqiptaret kane besim tek ju ndaj edhe do ju votebesojne me 23 qershor.
Majko do na coje drejt rilindjes? Po ky ishte kryeminister dhe i fali Berishes gjithe krimet qe kishte bere qe nga 1992-1997.
aktualisht vendi qeveriset – me dorë të fortë – nga politikani më i moshuar i Europës Lindore, një ish-komunist, zgjedhjet në Shqipëri do të fitohen nga e majta. Por kjo nuk do të thotë se problemet do të marrin fund, përkundrazi, edi rama dhe partia socialiste kane shume pune per te bere por do tia dalin rilindje
Qeverise se korrupsionit dhe rrenimit duhet ti japim pergjigje te gjithe njezeri sepse ne nuk mund te lejojme te qeverisemi nga keto njerez qe cdo diyte e me teper po vjedhin me shume kete vend.
Pandeli Majko eshte nje figure e nderuar ne partine socialiste dhe qe ne besojme qe do te punoje dhe do te beje me te miren e tij per kete vend. Rilindja eshte cdo dite e me afer nesh ndaj te gjithe duhet te votojme dhe te mos humbin shansin per nje qeverisje me te mire.
Urime o njerez te mire,Urime o njeriez qe do ta ndryshoni shqiperine e shkrete.Urime dhe fitore te metejshme.Popullin besnik e zemrthyer e keni mbas e do te bejme me te miren per ju.Ju jeni njeri Unik,punetor e me shume vlera e ashtu si ty jane edhe shoket e tu qe do te sjellin rilindjen.
Rilindja do te kete sukse te te garantuar nuk ka me njeri qe do te kete ne pushtet nje medioker si berisha do te fitoje e majta dhe do te jeni ju qe do ti jepni drite rilindjeje ketij vendi .Nuk do ta shohim as ne politik as ne qeveri ate plak te cmendur eshte temerresisht shume kjasht standarteve qe na duhen te kemi ne politik jeton ne nje ambient tjeter dhe se ka iden se cfare po ndodh me popullin . Nuk e duam kete njeri me te na qeveris . Ju z. majko gjith skuadra e rilindjes do te jete ajo skuader qe do te promovoje rilindjen .
Kete here e ka te humbur betejen Berisha populli nuk e mban me dhe nuk do ta shohim me ne tv se na ka shpifur televizionet. Nuk kemi cfare te themi per njerez te pskrupullt te pa fe te pa bes suksese rilindjes Ju zoti Majko dhe gjithe nismetareve te kesaj fushate jemi te bindur se triumfin e garantoni ju.
pushtetin do ta marrim per ju per ne per veten tone e per te ardhmen tone..Kete here e ka te humbur betejen Berisha .Rilindja do te kete sukse te te garantuar dhe fitorja eshte e jona dhe vetem e jona.
vetem me ju do te ecim perpara zoti majko.vetem me ju do te realizojme enderrat tona.vetem me ju do ta shohim demokracine me sy sepse berisha nuk beri asgje per ne.23 qershori do tju presi krahehapur dhe do shenoje fitoren tuaj skuadres suaj dhe te te gjitheve ne qe duam te rilindim.
Ju z. majko gjith skuadra e rilindjes do te jete ajo skuader qe do te promovoje rilindjen .Rilindja do te kete sukse te te garantuar nuk ka me njeri qe do te lere ne pushtet nje medioker si berisha do te fitoje e majta do te fitoni ju qe jeni nismetaret e betejes se rilindjes se popullit
Berisha per fatin tone te keq ka qeverisur kete vend ne 8 vite dhe te gjithe e kemi pare demet qe i ka shkaktuar vendit,nuk e duam me ate njeri qe na shkatarroi e na coi ne fund te listave europiane lidhur me ekonomine .E per ca ta duam me berishen ne kur e kishim sa vite ne qeverisje e pervecse na e ka shpifur jeten dhe e ka veshtiresuar ate nuk ka sjell me asnje gje pozitive per ne .
Ne 8 vite ka shenur tragjedi dhe humbje te medha, korrupsion ne administraten shteterore dhe mos zbatimi te ligjit dhe , te shporret se ka zhgenjyer kedo , ai nuk ka me vend ketu . Skemi me te voglin dyshim se ju Z.Rama dhe gjithe skuadra e rilindjes do ta ndricoi vendin
saliu per 22 vjet dhe ka treguar se qeverisja e tije eshte nje deshtim , ka treguar se nuk ka asnje gje me shume se parimi i korrupsionit shkeljeve , mungese meritokracie qe barazohet mre te thenin qe eshte nje diktatore. Ato dy gishta duhen hequr se nuk jane simbol i nje demokracie te vertet ndaj ta zhdukim pr ti dhene kuptim kesaj fjele dhe te gjithe te bashkuar per te miren e ketij vendi
Bravo z.Majko.Askush nuk e diskuton me fitoren e PS,ajo madje do jete super e thelle.Edhe njerezit e tij do e braktisin Saliun me 23 qershor.Populli po pret me padurim diten e zgjedhjeve me qellim qe te hedhe tej kete regjim mbytes.
pushtetin do ta marrim per ju per ne per veten tone e per te ardhmen tone.kush eshte kunder le te qerrohet njehere e mire nga shqipera se nuk e ka vendin mes nesh.
nje sfide e madhe ju pret por ju do te dini si ta perballoni, ndaj mos u shqetesoni per sa kohe populli eshte me ju gjerat do te shkojen shuem mire, vendi do te jete me mire sepse do te largohet saliu, dhe do te marrim fryme
peshkopia,librazhdi berati shkodra e te gjitha vendet e shqiperise presin me padurim fitoren tuaj fitoren e Ps fitoren e rilindjes.nuk duam me padrejtesi nuk duam me shume e vrasje te pafajshmish qe kerkojne te drejtat e tyre. nuk e duam me diktaturen qe berisha e ka vendosur me rrenje e nuk po e shkulim dot.ne duam me te miren per ne dhe me e mira per momentin jeni ju dhe vetem ju
do ta marrim dhe do te luftojme krimin.do ta marrim dhe do te zhdukim berishen dhe paditurine qe ai la pas.do te rilindim te gjithe e do te shkojme drejt europes vetem me njerez qe duan realisht te ndryshojne.
e ardhmja do jete me e sigurt kur ps te vije ne pushtet
te largojme me 23 qershor nga plotika nje here e mire sa liun dhe horrat e tij qe i vine nga
te RILINDIM nenen shqiperi!
Kriza shqiptare, historikisht, fillon dhe mbaron me vjedhjen e votave. Ky është turpi ynë! Nuk arrijmë të numërojmë votat si një vend normal, se nuk te le saliu jo e do pushtetin me zor se eshte dikator, por ne me votimin masiv do ta zhdukim nga jeta politike shqipetare njeher e pergjithmon
do ta marrim pushtetin sepse sot kemi nevoje per rilindje dhe per njerez te mire si ju zoti majko.do ta marrim pushtetin qe ti tregojme berishes se cti beri popullit dhe si e torturoi keta njerez te shkrete.
do ta marrim do ta marrim do ta marrim sesben kete 23 qershor.do ta marrim e do ta merrni sepse ju takon sepse po punoni e po i tregoni popullit se e deshironi me te vertete kete pushtet prandaj ne me votat tona do tjua japim kete qeveri qe te na lironi nga duart e shpifura te saliut.
ja si flasin socialiste pandeli majko na e gre me shume vlerat si parti eshte iadmirueshem, gjithmon ka punuar me seriozitet dhe devotshemeri , fitorja eshte e jona tanime dha nuk na ndal jo saliu por askush kemi vota qe na bejne fitues dhe nje popull me vete
Partia socialiste ka gjithe popullin lider.ai do te te zgjedhi ty si pjeser e qeverise dhe vetem ramen do te pranojme si kryeminister te ketij vendi.jeni njerez qe keni nje jete ne politke me intelekt qe po tregon me pune e me perpjekje se cdo te thote te punosh per vendim tend. rilindja po afron.
Ne smund ta lejojme me kete njeri te na terheqe per hunde. Rruga per te mos e lejuar kalon nga vota e gjithsecilit prej nesh ndaj te votojme te gjithe do thoja une, te shkojme te gjithe ne votime qe askush te mos munde te permbyse vullnetin e vertete te popullit. Kjo eshte ajo qe vlen me shume se gjithcka ne Demokraci.
ne jemi krenar per gjithshka qe keni bere gjithe keto kohe,krenar per ju per njerezit qe po punojne per ju,krenar per ju qe ju nderron ne njerez urban e me social sepse buzeqeshni e percillni miresi ngado qe shkoni.nuk kemi nevoje per tangerllik.sot me shume se kurre duhet te jeni afer popullit e ti tregoni njerezve se i doni e se do te qendroni me ta kurdohere.
Pushteti duhet te jete gjithmone si sfide, si sfide e cila te sherbej per te miren e popullit jo si sfide se ne cilin muaj i ke mbushur me shume xhepat sic ka bere Saliu ne gjithe keto vite. Si sfide se ne cilin muaj ka qene me e larte perqindja e GDP-s dhe je si sfide se ne cilin muaj e ke zhytur me shume vendin ne borxhe.. prandaj zgjedhim rilindjen dhe votojme numrin 29 ne 23 qershor!
NJE SFIDE TE CILET DO TA FITOJME…..
KEMI NJE QELLIM TE VETEM TA RILINDIMIN SHQIPERIME EKONOMIKISHT!!!
TE GJITHE SEBASHKU ..DUKE BERE SECILI PUNEN E VETE…MUND TE ARRIJME ATE QE TE TJERET NUK BENE PER 22VJET!!!
VOTO NR.29…VOTO TE ARDHME E NJE KOMBI
pushteti do merret nga skuadra e rilindjes dhe kjo nuk diskutohet.nuk duam me dhune nuk e duam me fytyren e salit qe na e ka shpifur e na e ka neveritur.nuk e duam me kete njeri shpifarak qe e la mbas dore nje popull te tere per keto 8 vjet me radhe.
Shqiptaret do te votojne per te sjele ne pushtet jo thjeshte nje kaste tjeter politikanesh, jo nderrim numrash…….por do te votojne per te sjelle ne pushtet Skuadren e Rilindjes, qe do te rilinde rrenjesisht shqipersn , per nje jete me te mire per shqiptaret.
Shqiptaret te djelen do te votojne measivisht per partine socialsite, ne menre qe ti japin fund njehere e mire pushteti mafjoz te Sali Berishes, per ta Rilidnur shqiperin, sepse shqiptaret duan me shume punesim, me shume zhvillim ekonomik, duan tasksim te ndershem e arsim cilesore…voto numrin 29.
Majko eshte nje nder figurat me te nderuara dhe respektuara ne politken shqiptare…..Me 23 Qershore e majta do t mare nje fitore te thelle jo vetem ne Tirane sepse aty eshte e garantuar fitorja me Majkon, por ne te gjithe shqiperin…sepse shqiptaret jane te vendosur epr ta shporrur me vote masive saliun nga pushteti.
ESHTE FARE E KOTE TE VESH NE DISKUTIM FITOREN E PARTISE SOCIALISTE NE ELBASAN…E AQ ME TEPER ESHTE FARE E PAMORALSHME TE KRAHASOSH KACIN ME MAJKON…NDAJ VOTO RILINDJEN TA VASHDOJME RRUGEN E ZHVILLIMIT QE NISI RAMA NE KETE QYTET.
pandeli majko ka shume shume te drejte ne kete deklarate qe ka dhene ai sepse me te vetete keto zgjedhje jane shume shume historike per shqiperine si te ishte viti 1992 sepse esht eluft epr demokracine reale ne vend
demorkacia ne vend eshte perpire nga sali berisha esht eperpira nga shpura e tij qeverisese dhe shiqptaret me vote kesaj here duhet ta ndajne ket egje duhet te percaktojen se jan pro diktatures apo dmeorkacise….
sali berisha dhe qeveria e tij e kane shkaterruar shqiperine dhe kane bere nje tentative direkte per uzurpimin e shtetit te lire per uzurpimin e demorkacise per uzurpimin e prones private dhe te fjales ndaj shqiptaret duhet t evotojne kudnra ksaj
kjo qeveri dueht shporrur qe shqiperia te ece para ndaj keto zgjedhje jane shume te rendeisshme ndaj keto zgjedhje jane shum me vlara per shqipatret dhe ata nuk duhet t egabojne ne kete rast
turp qe slai berisha dhe qeveria e tij i kane lene vendin ne kete menyre e kane lene vendin kaq keq dhe po tentojne tu blejne atyre lirine tu blene atyre votat tu belne atyre ne kete menyre te drejten epr te zgjedhur pra demorkacine
shqiperia me shuem se kurre ka nevoej erp revolucion te mendimit ka envoej te kthehet ne demokraci ka nevoje te ktheht ne indentitet ka envoeje te kthehet aty ku e meriton e jo te ngelet en diktature?
ksaj radhe per mua zjgehdja eshte teper me e madhe per nje shqiepr qe shtiret se eshte demorkatiek por ne fakt eshte totalisht dikatoriale dhe nje opozite qe po mundohet te jape gjithcka per demokracine en vend
shqiperia ka nevoej epr nje qeveri q ete jete krenare dhe e denje qe eshte vend atare i antos per nej qeveri qe te ndihet kranre qe eshte aspirante per ne be dhe jo qe pas 23 vjetesh tranzicion te kthemi perseri en diktature
pra shqipatre mos votoni qorrazi por ahpini syte dhe mudnoheni te beheni sa me te arsyeshem e shikoni se kush ka alternativen em te mire e mos votno si partizane se keshtu dergoni shqieprine drejt mejrimit
prandaj shqipatret ne 23 qerhsor duhet te votojne edi ramen dhe paritne socialsite si e vetmja alternative epr te rikthyer demokracine ne shqiperi dhe per te rilindur vendin si e vetmja laternative e shkelqyer per vendin
Majko ka qene nje nder kerkuesit me cdo kusht te votes se emigranteve, edhe ata kane te drejte te votojne si cdo vend tejter europian…Emigrantet jane nje pjese shume emadhe e popullsise se shqiperis dhe tu mohesh atyre te drejten e votes eshte shume e padrejte…Por ata do te vijne ne shqiperi do te votojne, do ta japin konstirbutin e tyre per ta Rilindur vendin.
Edhe 7 dit na ndajne nag fitorja e thelle e partise Socialiste, ne do ti japim vendit qeverine ne sherbim te popullit dhe jo ne sherbim te oborrit te pushtetit…Vot parine sociliste sepse ajo ka nje program te qarte e te detajuar per ta Rilindur vendin..Ka pjese te kesaj skuadre fgura te shquara politke si Majko qe eshte angazhuar gjithmone ne sherbim te populllit.voto 29
Kete radhe nuk ka me asnje shprese per Berishen esht etotalisht i humbur nuk ka me asgje qe e mbane edhe nje re te vetme ne pushtet…Shqiptaret jane bashkuar masivisht pass skuadres se Rilindjes dhe kete e deshmon cdo mitng qe ajo organizon, e deshmojne sheshet e mbushura dhe entuziazmi i madh qe mbizoteron.Rilindje
Majko Sfida e PS eshte sfida e 23 Qershorit, e cila duket qarte se eshte nje sfide e fituar bindshem…Cdo dite qe kalon akoma me shme binden edhe te lekundurit se Partia Socliaste eshtte alterantiva me e mire qeverisese dhe qe nuk ka te krahasuar me alterantiven e deshtimit te udhhequr nga nje gjysh me antiplum.
Progrmi i partise socialiste eshte i pakrahasueshem me parogramin e PD sepse per hire te se vertetes PD nuk ka asnje program, por ka thjeshte njetefter bakalli ku ka shruar genjeshtart e tij te radhes dhe premtimet boshe qe i perserit ne cdo fushat.
Urimet e fjalet tuaja ne vesh te Zotit. Kam frike se gjykoni si demokrate qe harrojne realitetin. Zgjedhje te lira ka ne demokraci. Eshte Shqiperia vend demokratik ? Jo, Shqiperia eshte vendi ku lulezon MAFJA e udhehequr nga postkomuniste karrieriste, ordinere pa din e iman. Zoti Majko uroj ta marre pushtetin, por rendesi te dine ta mbajne e premtimet ti bejne realitet. Ishalla keta qe do vine jane te kamur dhe jo shume te babezitur, megjithese kjo ndjenje e mallkuar, dmth. babezia snjeh kufi.