Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka folur për gjigantin amerikan FOX Neës mbi publikimin e raportit të CIA-s. Deputeti Majko, shprehet kund publikimit të këtij raporti, duke theksuar se lufta ka edhe sekretet e saj.
“Mua më duhet ta përsëris që kjo nuk është lufta e Amerikës që e filloi në 2011-n. Kjo është lufta e kohës sonë dhe në këto rrethana të reja, ne kemi bërë detyrën tonë të bazuar në besim, bashkëpunim dhe sigurinë kolektive që funksionin midis anëtarëve të NATO-s. Më duhet të them diçka të rëndësishme. Unë e kuptoj që në këto kushte që raporti ka bërë të ditur fakte të ndryshme dhe probleme. Unë do të përsëris që ne kemi qenë të papërgatitur për këtë luftë të re. Dhe në këto kushte unë e mirëkuptoj që ne duhet të nxjerrim mësime nga gabimet e ndryshme . Unë nuk mund ta imagjinoj një luftë pa gabime. Por sigurisht që të pranosh këto gabime, të ndryshosh rregullat hap pas hapi është një gjë tjetër, dhe t’i publikosh kjo është një gjë tjetër. Unë nuk e kuptoj dhe ndoshta nuk bie dakord nëse duhen të publikohen informacione kur jemi në mes të luftës. Lufta ka nevojë për fshehtësi, për besim dhe sigurisht që lufta ka sekrete“, thotë ai.
Majko shprehet se ne duhet të shqetësohemi se çfarë po prodhohet përmes këtyre raporteve kontraversale, ku nga njëra anë Presidenti i SHBA-ve thotë diçka tjetër dhe drejtori i CIA-s thotë diçka tjetër.
I pyetur nëse pas këtij raporti Shqipëria dhe vende të tjera do të bashkëpunojnë me Amerikën, Majko konfirmon marrëdhënien e patundur midis dy vendeve.
“Unë mendoj se ajo që nisi që në 2011-m si si luftë amerikane, tani kjo nuk është më luftë amerikane, tani ne jemi bashkë në këtë luftë dhe ne do ta përfundojmë këtë luftë sëbashku. Por të lutem ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm për t’i trajtuar problemet. Ne kemi fituar disa beteja , por ende jo luftën”, tha Majko.

Majkua kërkon t’i mbajë fshehur gabimet? E pse? Sepse duket se përmendesh në ndonjë vënd të këtij raporti gjino? Fsheh shumë paudhësi ti gjino? Nuk je aq i padjallëzuar sa dukesh!? Gjithçka që thua gjino është antitransparencë? Dhe jemi në luftë thua? Në ç’luftë je ti gjino? Pastaj me kë dhe me çfarë armësh ke luftuar? Të gjitha ,përfshi edhe periudhën e ministrimit tënd i shite për 5 lek o dybek? A të kujtohen genplanet e reparteve gjino? I bëre siç deshe por mbaj mënd,-asgje nuk harrohet!? Thur fraza e zbukuro gjino por përrallaxhinjtë përrallaxhinj mbeten!? E dimë që bën petulla me ujë por jo kaq? Po i jep mënd cia-s dhe senatit amerikan tani? Hajde gjino hajde,të ka mbërthyer deliri i madhështisë !??? Kujton se je bërë dhe strateg globalizmi prandaj po tenton të zaptosh qiejt si zhaba e përrallës!? Kështu ju ndodh të gjithëve që si puna jote firmën e parë në një bordero , e kanë hedhur si kryeministra? Tung!
Forca e amerikes eshte vitaliteti I demokracise amerikane.Ne amerike nuk mbulohen gabimet e pushtetit sic Ben mafia shqiptare qe ka zaptuar pushtetin keto 24 vjet.Asnje president amerikan deri tani nuk ka thene nuk keni pare gje akoma si ky aventurieri qe ti Majko e ke vene ne krye te partise.Pushtetet ne amerike Jane te ndara dhe president jep llogari e eshte I detyruar te jete transparent me publikun.Ne shqiperi pionieret e Ps moron pushtetin per lufte ndaj korrupsionit dhe po I kercenohen popullit.Vajmedet per vajmedetet.
Ketu duhet te kuptojne shqiptaret,po edhe vota,se sa larg jemi nga demokracia me keto trashegimtare komuniste!