Deputeti Pandeli Majko ka konfirmuar nga Korça se Partia Socialiste nuk do të ndryshojë qëndrim në lidhje me tre ligjet.
Vizita e komisionerit për Zgjerim, Fyle në fillim të javës në Tiranë, duket se nuk do ta bëjë PS të ketë një tjetër qëndrim në lidhje me këto tre ligje, miratimi i të cilave, thotë Majko, është i lidhur me çështjen e qarkut të Fierit.
“Besoj që qëndrimet tona janë shprehur. Nuk ka asnjë kosto elektorale në këtë histori, që ka filluar nga mazhoranca. Nëse sot kryetari ilegal i qarkut Fier del në konferencë për shtypdhe jep dorëheqjen nga posti, atëherë proçesi është i zhbllokuar”, deklaroi Majko.
Edhe pse kreu i PBDNJ, Vangjel Dule nuk iu përgjigj ftesës së kreut të opozitës për të marrë pjesë në tryezën e partive opozitare, Majko e ka konsideruar Dulen një mik të mirë
Argumenti se, një pjesë të mirë të aktivitetit të tij politik zoti Dule e ka kaluar në tryezat e opozitës, e bën Majkon të besojë se edhe në vazhdim PBDNJ do të jetë afër PS.
Do tjua bejne si te Krokodili o Pandi. Ju do votoni ligjet, me premtimin qe Fieri do zgjidhet. Pastaj … gishtin. E ke parasysh vet ti, se ashtu e keni ngren gjithmon. Hajt shendet
O Pandeli me duket se edhe ti pak nga pak po konsumehesh si politikan . Vitin e kaluar pak para votimeve per pushtetin lokal , po ne Tirane pate deklaruar se elektorati i majte te jene te sigurt se vota e tyre eshte e garantuar , pasi ajo do te mbrohej ……, por c’ndodhi mu ne Tirane ? Sali Berja ju a grabiti fare paturpesisht fitoren duke ju poshtruar ne sy te botes si juve dhe demokracine e brishte shqiptare …., me siguri edhe tani do ju mashtroj dhe ne diten per diell do ja marre ate fitoren , qe masa e gjere po e kerkon por qe ju nuk jeni te zot ta mbroni .Ne PS ME PARE DUHET TE ISHTE BERE REFORME SI NE QENDER ASHTU DHE NE BAZE … PER DERI SA EDHE DREJTUESIT NE RRETHE ME SHUME BEHEN ME EMRIME DHE NE MENYRE KORRUPTIVE ,ME LEK, SE ME VOTA TE DREJTE PER DREJTA NGA MASA E SOCIALISTEVE . S’KA SE SI JU TE BEHENI TE BESUESHEM QE EDHE KORRUPSIONIN DO TA LUFTONI KUR KY QENDRON KEMBEKRYQ BRENDA PARTISE ..leni logjet se na lodhet me premtime boshe..