Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ish Ministër Mbrojte, ish-Kryeministër, i ftuar në “Studio e Hapur”, të gazetares Eni Vasili e cilësoj fyerje për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, akuzat për implikimin e infrastrukturës së tyre në trafikun e drogës. Sipas tij, krijimi i Komisionit Hetimor në lidhje me verifikimin e akuzave, cenon rëndë imazhin e Forcave të Armatosura.
“Kam deklaruar në Parlament se është një gjest i rëndë, pasi akuzohet një element i rëndësishëm, siç janë Forcat e Armatosura. Duke e futur veten tek njerëzit që e njohin mirë FA, akuzat janë një sajesë, një gënjeshtër, dhe një mashtrim ordiner. Dhe deklarata e SHISH, për të përgënjeshtruar lajmin në fajlë, që u krijua si një incidie e një lajmin të identifikuar në media. Ajo që më tërhoqi vëmendje, kjo deklaratë erdhi një ditë pas krijimit të Komisionit të Hetimit në Parlament. Është një komison, i cili që në titull është i rëndë”, është shprehur ai.
Sipas tij, “Nëse bëhet fjalë për këta buburrecët e vegjël mund të ulen kudo. Forcat e Armatosura nuk kanë aq personel sa të thonë që i kemi vënë në ruajtje të gjitha vente ku mund të ulen avionë. Është e kotë. Në asnjë rast për asnjë moment nuk mund të nënvizohet ndonjë element për të thënë implikimi i Forcave të Armatosura. Aeroporti i Gjadrit nuk ka statusin e aeroportit të Kuçovës. Është një aeroport në rezervë. Ajo që ka mbetur është ti kërkohet ndjesë publike FA. Politika të merret me poliikë, me ushtarakët s’keni punë”,apelon Majko.
I pyetur për zgjedhjet në PS Majko shprehet se ,”Në PS tani që po flasim i duhet të ndërtojmë një bashkëjetese midis logjikës politike dhe logjikës teknike. Qeverisja prevalon. Aksionin kryesor kemi qeverisjen. Po s’mund ti shmangemi rregullave të partisë socialiste. Kjo do zgjidhet në kongres në mënyrë të natyrshme, ne po diskutojmë për zhvillimin e një Kongresi. Sot flasim për trauma të natyrave që kemi një palë dhe një palë që po zihen. Fokusi është si ti bëjmë gjërat më mirë dhe më me efikasitet. Megjithëse nuk thuhet kemi marrë një vend në emergjencë dhe po qeverisim në emergjencë”, nënvizon ai, teksa shton se, “Statuti i PS ka pasur raste që nuk është respektuar nuk është hera e parë. Ky diskutim nuk bëhet në kushtet e një drame por të një emergjence që ne e kemi të brendshme që është qeverisja e vendit. PS ka një emergjencë bazë është qeverisja e vendit. Vërejtja që ju shprehët pranohet po ka edhe një justifikim njerëzor. Do bëhet në një moment të përshtatshëm. Do bëhet në Kongresin e PS.”

O SHOKU PANDELI, NJE SHKELJE QUHET E “MIREKUPTUESHME” KUR QYSH NGA MOMENTI QE AJO NDODH MERREN MASA DHE RREGULLOHET PER NJE KOHE TE SHKURTER.
KUR NJE SHKELJE KA 2 VITE QE VAZHDON NE DITEN ME DIELL, AS NUK E CAN NJERI B…. FARE GJEJE VETE SE CFARE QUHET.
TI, NUK E KUPTOJ PERSE DEL NE MBROJTJE TE NJE SHKELJE NE FLAGRANCE???!!!!
MOS TE KA HEDHUR EDHE TY NDONJE KOCKE EDI???!!!!
NGELESH PER TU ADHURUAR JE ME MENDJE TE BARDHE SI VET FLOKET QE KE (MUNDESISHTE JEPU DHE SHOKEVE QE PO TE DALIN NGA RRUGA)