Majlina Kelmendi, për medalje ari në botëror

redaktor

Xhudistet Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova do ta prezantojnë Kosovën në kampionatin botëror të xhudos, i cili do të zhvillohet në Rio De Zhaneiro të Brazilit duke filluar nga e hëna. Kjo do të jetë hera e parë që dy garuese nga Kosova do të marrin pjesë në një eveniment kaq të madh të xhudos. Trajneri Driton Kuka dhe dy sportistet shpresojnë që të marrin medalje. “Kam gjasa për medalje të artë”, tha Kelmendi para nisjes. “Me pak fat dhe nëse jam në ditë të mirë, mund t’i shkoj garës deri në fund dhe dal e para”. Këtë vit ajo ka pasur paraqitje të mira, duke bërë që të renditet e para në ranglistën botërore. Kelmendi i njeh kundërshtaret e saj dhe thotë se “si rivalen time më të madhe për medaljen e artë shoh japonezen Hashimoto, por edhe francezen Gneto dhe rusen Kuzutina”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *