Majlind Lazimi hedh projekt-idenë e PostBankës në Konferencën e Gjenevës

redaktor

Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi mori pjesë në Konferencën e Unionit Postar Universal (UPU), me teme ” Strategjia Botërore e UPU 2015″ zhvilluar më 13-14 Prill 201, në Gjeneve, Zvicër. Pjesmarrës në këtë konferencë ishin drejtues të lartë të institucioneve postare nga vende të ndryshme të botës, si dhe aktorë të tjerë të tregut postar ndërkombëtar.

Çështjet kryesore të cilat u diskutuan nga pjesëmarrësit në konferencë, lidhen me sfidat që përballet dhe mundësitë që ofron sektori postar, identifikimi i klientëve dhe tregjeve potenciale, si dhe cilat modele biznesi duhet të implementohen për t’iu përshtatur sa më mirë kërkesës së tregut dhe zhvillimit ekonomik dhe financiar botëror.

Në këtë konferencë u diskutuan një serë çështjesh si: risitë dhe invovacioni në shërbimet postare dhe financiare, sfidat e tregtisë elektronike ( e-commerce), krijimi i lehtësirave në tregëti dhe zhvillimi i sektorit të bizneseve të vogla dhe të mesme (SME) nëpërmjet rrjetit postar, përfshirja financiare dhe shërbimet financiare nëpërmjet postës, si dhe roli i shtetit në zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori. Për më tepër, u vlerësua kontributi i sektorit postar në ekonominë lokale, rajonale dhe ndërkombëtare në tre dimensione, në atë ekonomik, social dhe ambjental.

Këtë konference e përshëndeti edhe Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare Lazimi, i cili gjatë fjalës së tij theksoi rëndësinë e kësaj konference në plan ndërkombëtar, ku secili aktor ka dhe jep kontributin e tij.

Lazimi theksoi se pjesëmarrja në këtë konferencë është në vijim të nismave dhe projekteve të ndërmarra nga Posta Shqiptare mbi dixhitalizimin e shërbimeve postare dhe financiare, zhvillimin e një platforme të re gjithëpërfshirëse për mbështetjen e zhvillimit të tregtisë elektronike (e-commerce), projekti i pagesave nëpërmjet telefonit (mobile paymemts platform & e-wallet) si një instrument i rëndësishëm në përfshirjen financiare të të gjithë qytetarëve, etj. Gjithashtu, me të pranishmit u nda projekt ideja e krijimit në një plan afat-mesëm të PostBank, e cila do të kishte një impakt të rëndësishëm për sektorin financiar bankar në vend.

Opinionet mbi zhvillimet e fundit të tregut postar vendas dhe ndërkombëtar, Lazimi i ndau edhe në takimet bilaterale të zhvilluara gjatë kësaj konference me Drejtorin e Përgjithshëm të UPU-se, Bishar A. Hussein si me dhe drejtues të lartë të postave homologe, si Drejtorin e Përgjithshëm të Postës Turke, Presidentin e Postës së Brazilit, Sekretarin e Përgjithshëm të PostEurop, Presidentin dhe CEO të Postës Kanadeze, Drejtorin e Përgjithshëm të Byros të Postës Shtetërore të Kinës, etj.

Gjithashtu, në këto takime u shpreh interes i përbashkët për bashkëpunime në projekte dhe fusha të ndryshme të sektorit postar në të ardhmen.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *