Majlinda Bregu ka reaguar pas disa rasteve të vrasjeve të grave këto ditët e fundit.
Deputetja demokrate thotë se ky është një terrorizëm i pastër.
Ajo kërkon nga të gjithë institucionet që të merren sa më parë masa.
“Një tjetër grua u vra sot në Fier nga bashkëshorti, një tjetër u godit barbarisht në Bulqizë, një tjetër u godit me gur dje në Rubik, 2 vajza të reja u vranë brenda 2 javëve!
Ky është terrorizëm i përditshëm.
Është terrori me të cilin jetojnë gra e fëmijë, nëna e baballarë sot, përditë, të kërcënuar, dëmtuar e nën frikën se asgjë nuk e ndal dot fatin e keq!
Ky është feminicid. Dhe në mënyrë urgjente duke i vënë emrin, se dhuna në shtëpinë tonë është po aq e rrezikshme sa terrorizmi në botë.
Po i bëj thirrje të gjithë vendimarrësve e politikbërësve, duke nisur nga Presidenti, KM e të vetët në qeverinë që veç strategjive paradë, dëshpërimin, ka rilindur deri me sot; ne në Parlament, pushteti lokal, Prokurori i Pergjithshem, KLD, Kryetaret e Gjykatave, Shoqeria Civile e Media, te perfshihemi po me aq seriozitet sa duam te perfshihemi ne frontin kunder kercenimit nga terrorizmi ne bote, ne nje shkundje institucionale e te agjensive ligjzbatuese per te bashkerenduar marrjen e masave emergjente dhe afatgjata, kunder ketij Terrorizmit te perditshem qe quhet FEMINICID”, shkruan deputetja demokrate.

Ishit 8 vite ne qeveri,mund edhe t’a kishit zhdukur si fenomen po te deshit,tani beni mire t’a qepni dhe te n’a lini rehat ju buçet dhe zagaret e PD-se!