Majlinda Kelmendi prej së enjtes së kaluar është xhudistja më e mirë në botë në kategorinë deri 52 kilogramë. Kelmendi mund të llogaritet më e mira, nëse për bazë merret ranglista botërore që nxirret në bazë të rezultateve të arritura nëpër turne të ndryshëm. 21-vjeçarja nga Peja tani është e para në ranglistën e kategorisë deri në 52 kilogramë. Ka 1480 pikë dhe udhëheq para japonezes Yuki Hashimoto që ishte e para dhe tani ka 1310 pikë. Kelmendi ka arritur në vendin e parë falë një serie suksesesh në muajt e fundit, me dy medalje ari dhe një argjendi në turnetë ndërkombëtarë.