Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Majlinda Kelmendi fiton medaljen e argjendtë në Paris
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Majlinda Kelmendi fiton medaljen e argjendtë në Paris
Sport

Majlinda Kelmendi fiton medaljen e argjendtë në Paris

anazapta
Published February 10, 2013
Share
SHARE

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, ka fituar medaljen e argjendtë në turneun Gren Slem të Parisit. Gara është më e madhja e vitit sa i përket Kupës Botërore. Kelmendi ka zënë vendin e pestë në dy vitet e mëprshme. Në finalen e zhvilluar në prani të rreth 20 000 shikuesve, Majlinda pësoi humbje nga xhudistja japoneze, Juki Hashimoto. Majlinda në xhiron e parë ishte e lirë, kurse në xhiron e dytë për herë të katërt e mposhti finlandezen Sundberg, për t’u kualifikuar në çerekfinale, ku arriti ta mposhtë francezen, Delsalle, me ippon. Në gjysmëfinale Majlinda mposhti japonezen Takuma Mijakava. Në finalen kundër Hashimotos, pas një lufte të madhe asnjëra garuese nuk arriti gjuajtje, çka bëri që gjyqtarët ta dënojnë Majlindën, dënim që vetëm gjyqtari kryesor e kishte parë dhe kësisoj japonezja fitoi medaljen e artë, kurse Majlinda u detyrua të kënaqet me medaljen e argjendtë. Gjithsesi, ky është një sukses i madh, pasi është medalja e parë e arritur në një Gren Slem. Majlinda me këtë medalje fitoi 300 pikë në renditjen botërore dhe sipas të gjitha gjasave do të zërë vend në pesë xhudistet më të mira botërore. Në këtë garë mori pjesë edhe Nora Gjakova. Ajo shënoi fitore në xhiron e parë kundër francezes Shirli Elliot, kurse në xhiron e dytë u ballafaqua me japonezen, Jamamoto. Nora luftoi mirë, por megjithatë humbi, pasi japonezja është njëra nga më të mirat në botë. / Bota sot

anazapta February 10, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?