Majlinda Kelmendi ka hyrë në histori duke marrë edhe medaljen e parë të artë për Kosovën, por edhe personale në një Olimpiadë. Kelmendi mundi në finale italianen Odette Giuffrida, të cilës i shkon medalja e argjentë.
Sytë e gjithë opinionit sportiv në Shqipëri dhe Kosovë kanë qenë të drejtuar sot në Rio tek Majlinda Kelmendi, si sportistja me shanset më të mëdha për të marrë medalje të artë në Rio de Zhaneiro.
Xhudistja e cila provon Lojërat në flamurin e Kosovës ka mposhtur zviceranen Evelyne Tschopp pas vetëm 25 sekondash, duke realizuar fitoren e saj të parë në karrierë në një Olimpiadë. Majlinda tejkaloi rivalen me një manovër klasi që i dha suksesin me ‘ippon’.
Fati i vendosi Kelmendit në çerekfinale me Kristan Lezhontil, xhudiste që kishte mundur kosovaren 4 vjet më parë në Londër. Majlinda sërish hasi në probleme të mëdha ndaj kundërshtares me ngjyrë, por përfitoi nga penalitetet në dëm të Lezhontil për të kaluar më tej.
Më pas Majlinda mposhti në gjysmëfinale xhudisten japoneze, Misato Nakamura.

Heroine e kombit shqiptar.Kosova e beri Shqiperine ne 1912,Kosova do ta terheqe si lokomotive drejt bashkimit te trojeve shqiptare me Cameri,Mal te zi,Maqedoni.Tani per tani Kosova po na con ne Europe npm. sportit.
Urime Majlinda! Bravo per seriozitetin dhe modestine qe te karakterizojne. I bere krenare te gjithe shqiptaret. Suksese!
Urime Majlinda,
Urime Kosova,
Urime Shqipërisë dhe shqiptarëve në trojet etnike shqiptare në Ballkan dhe në diasporë, për fitoren madhështore të vajzës së shquar shqiptare nga Kosova!
Një fitore historike me rezonime të jashtëzakonshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Garat e saja kanë qenë të shkëlqyera, ndonëse konkurenca ishte e fortë dhe rivaliteti tejet i madh. Mirëpo, triumfoi forca, vendosmëria, kujdesi, teknika dhe, sidomos, zgjuarsia e Majlindës, e cila u tregua shembullore, këmbëngulëse, modeste dhe krenare. Fjalët më të mira për trainerin e saj të palodhur, këmbëngulës dhe profesionist i vërtetë!
Kosova do t`i bëjë patjetër nderimet që i takojnë kësaj përfaqësuese të denjë të shtetit më të ri në botë, por mendoj se e kanë detyrim kombëtar ta nderojnë edhe kryeministri Edi Rama dhe presidenti Bujar Nishani, duke i rezervuar pritje të veçanta dhe duke i akorduar mirënjohjet më të larta, sepse ajo tashmë është Nder i Kombit Shqiptar.
Edhe njëherë urime dhe suksese të mëtejshme Majlindës dhe sportit kombëtar gjithshqiptar!
Fantastike te lumte,krenare…
Urime shqipe. Je shqiptarja e vetme qe ka fituar medalje olimpike.
Te lumte .Nderove kombin shqiptar.jam krenar qe jam shqiptar.
Medalje e arte per kombin Shqiptar .
Bravo, pergezime Majlinda dhe fitore te metejshme
bravo majlinda!!
ma merr mëndja se kjo medalje e artë është e para për shqiptarët në përgjithsi!?
atëherë në dy vjet dhe në të dy rastet në brazil kemi medaljen e parë për shqiptarët dhe kampionin e parë botëror,mustafi,në futboll!!