Majlinda Kelmendi shpallet kampione bote në Rusi

redaktor

Majlinda Kelmendi është kampione e botës në xhudo.

Sportistja më e mirë shqiptare e fitoi medaljen e artë në evenimentin më të rëndësishëm të këtij sporti, i cili po mbahet në Rusi.

Në finale, xhudistja pejane mposhti rumunen, Andrea Chitu, e cila në gjysmëfinalen tjetër e eliminoi brazilianen Erika Miranda.

Xhudistja pejane mposhti fillimisht xhudisten nga Venezuela, Vanessa Cortesia, për të fituar më pas ndaj mongolezes Bundmaa Munkhbaatar, ndërsa në fazën e fundit kubanezen, Yanet Bermoy Acosta.

Në gjysmëfinale ajo ishte më e mirë se rusja Natalia Kuziutina.

Medalja e bronztë ka shkuar për brazilianen Erika Miranda, e cila e mposhti kubanezen Yanet Bermoy Axosta dhe për rusen Natalia Kuziutina, që e mundi kinezen Yingnan Ma.

Ky sukses ia sjell Majlindës 40 mijë euro, ndërsa trajneri i saj, Driton Kuka, do të marrë 20 mijë euro./ZERI

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *