Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e arte ne turneun World Judo Masters, zhvilluar në Tjumen të Rusisë, dhe më pas i ka premtuar besnikëri vendit të saj, pas një pyetjeje provokuese nga televizioni rus. Kosovarja, e para në ranglistën boterore te xhudos, ka fituar medaljen e tretë të artë për këtë vit, ndërkohë që në Paris fitoi medaljen e argjendte. Ne finale, Kelmendi mundi mongolen Adijasambu Colmon, duke arritur suksesin e parë në World Judo Masters. Pas finales, e intervistuar ne televizionin shtetëror rus, Majlindës u bë edhe një “ftesë”: “Do ta përfaqësoje Rusinë për një milion euro?”, të cilës ajo iu përgjigj: “Jo, unë jam nga Kosova dhe të gjithë në atë vend krenohen me mua. Paratë nuk janë çdo gjë në jetë, më tepër rëndësi ka respekti që gëzoj në vendin tim”.
bravo majlinda ,vertet ke fituar shume.ke fituar respektin gjithe shqiptareve kudo qe jane.
Me keto fjale te medha qe ke thene do ngelesh ne histori, bravo! Shqiptaret jane krenar per JU.
Ja nje BURRNESHE sa per 1000…. meshkuj .Lume familja qe te ka .TE gjithe SHQIPTARET JANE KRENARE PER JU:
TE LUME VAJZE NA KE NDERUAR VAJZA SI TY KA KOMBI YNE ,POR XHESTI YT NA RIT KRENARINE KOMBETARE LUM NENA QE TE KA LINDUR O XHEVAIRI KOMBIT……
respekte pa fund per ju.Nga ju duhet te marin shembull politikanet e kombit shqiptare ,te cilet per nje grusht paresh shesin gjithcka.Ju uroje gjithmon suksese.
kjo ka lezet jo si shaqiri e te tjer qe flasin shqip dhe shiten zviceriance.hallall majlinda