Para pak ditësh në media qarkulloi një shkresë e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve, sipas të cilit Universiteti i Tiranës do të zhvillonte zgjedhjet.
Mirëpo, mesa duket vendimi nuk i ka pëlqyer rektorit të UT, Mynyr Koni, duke shkaktuar përplasje mes drejtuesve të Universitetit të Tiranës.
Sipas Konit, anëtarët e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve (KIZ) që kanë shpërndarë lajmin janë thjesht pedagogë, por jo më anëtar të KIZ dhe kanë shkelur ligjin përmes një veprimi të paprecedentë për mbajtjen e zgjedhjeve.
Kryetarja e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve(KIZ) në Universitetin e Tiranës, Majlinda Keta sqaron se gjithçka vjen për shkak të një vakumi të krijuar nga vetë rektori i UT në mënyrë që zgjedhjet të mos zhvillohen.
Tashmë është bërë e ditur publikisht një konflikt i Komisionit që ju drejtoni dhe Rektorit të UT-së Mynyr Koni. Ai ju akuzon se juve si komision ju ka mbaruar mandati. Cili është qëndrimi juaj?
Së pari, do të filloja këtë intervistë me shprehjen e përgjegjësisë për detyrimin që ne si komision i kemi masës së pedagogëve dhe studentëve të UT-së po aq sa edhe opinionit publik pasi bëhet fjalë për universitetin publik më të madh në hapësirat shqipfolëse, institucion që funksionon më së shumti me të ardhura nga taksapaguesi shqiptar më shumë se t’i përgjigjemi shpifjeve të Z. Koni.
Po, KIZ-ve 2016-2020 dhe komisioneve zgjedhore në fakultete(KZF) ju ka mbaruar mandati. Këtë fakt KIZ e ka pranuar në shkresën drejtuar Senatit të Universitetit të Tiranës më 19 shkurt 2020. Këtë vëmendje e kemi kërkuar menjëherë pas miratimit në Senat të “Rregullore e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese dhe anëtarët e senatit akademik të UT-së” e hartuar nga komisioni ynë. Në këtë shkresë kemi kërkuar 1. Hapjen nga Senati të procedurave të aplikimit për anëtarët e KIZ 2020-2024 pasi Urdhri Nr.8, datë 14.01.2020 i Ministres kishte shpallur datat për procesin zgjedhor për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë në RSh; 2. Jemi shprehur se do të mbajmë përgjegjësitë tona deri në zgjedhjen e komisionit të ri. Pra, 1(një) muaj pas Urdhrit të Ministres dhe afro 2 muaj para fillimit të procesit zgjedhor (09.04.2020-08.05.2020, shpallja e parë) kemi qenë ne si komision që i jemi drejtuar Senatit për krijimin e KIZ të ri. Pas kësaj kërkese i takonte Rektorit Koni në cilësinë e kryetarit të Senatit që ta vinte në prioritet këtë proces. Me gjithë kërkesën e ndonjë anëtari të Senatit për këto zgjedhje nga Kryetari I Senatit nuk pati asnjë zgjidhje. Kujtoj që kësaj periudhe i takojnë edhe bllokime të tjera të funksionalitetit të UT-ës nga Rektori Koni siç është ngërçi Bord i Administrimit/Rektor për kalimin në Senat të miratimit të Buxhetit. Nuk e di dhe as është shpjeguar publikisht Z.Koni si Kryetar i Senatit sepse nuk i hapi procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të rinj për KIZ 2020-2024. Ky është një akt tregues që shpreh që Z.Koni ka qenë i angazhuar të bllokojë procesin zgjedhor procesin të shpallur nga Urdhri Nr.8, datë 14.01.2020 i Ministres duke mos ushtruar detyrimin e tij që I njeh Rregullorja e votuar edhe nga ai vetë në Senat në datë 5 shkurt. Pra, është ky autoritet drejtues në cilësinë e Kryetarit të Senatit Akademik si një nga përgjegjësit e realizimit të procesit të shpallur nga Ministri që nuk përmbushi përgjegjësitë e tij. Në detyrim ndaj procesit të parë të shpallur nga Ministri (09.04.2020-08.05.2020). KIZ 2020-2024 i UT-së duhej të ishte zgjedhur deri në 09.03.2020 pra 1 muaj para fillimit të kvtij procesi të shpallur dhe fill pasi të mandatohej KIZ duhej të fillonte procesi zgjedhor për KZF. Pra, UT pa KIZ-in e ri e ka lënë politika bllokuese e Rektorit ndaj Urdhrit të Ministrit.
KIZ-it që unë drejtoj i ka mbaruar mandati por vijojmë të mbajmë përgjegjësitë ndaj procesit zgjedhor deri në zgjedhje të KIZ-it të ri për UT-ës nga vakumi i krijuar nga vetë Rektori/Kryetar Senati. Kjo është detyrë dhe përgjegjësi para institucionit ku ne punojmë dhe pranuam mandatimin në KIZ, pra UT-s jo ndaj rektorit.
Po ju pse vijuat angazhimin tuaj si KIZ dhe për më tepër keni marrë përgjegjësitë për Urdhrin e dytë të Ministres? Rektori pretendon se Vendimet tuaja për shpalljen e procesit të aplikimit të kandidatëve për rektor dhe anëtar i senatit akademik janë nul pasi ju nuk keni mandat?
Detyrimi ynë për mbajtjen e përgjegjësive ishte kushtetues përkundrejt mosveprimit në kohën e duhur të Kryetarit të Senatit për zgjedhjen e KIZ 2020. Parimi i vazhdimësisë dhe funksionalitetit institucional është përcaktuar qartë edhe në praktikën e konsoliduar të Gjykatës Kushtetuese sipas vendimit nr. 41 datë 19.07.2012.
Sipas praktikës së konsoliduar kushtetuese, rregulli i vazhdimësisë së qëndrimit në detyrë është parashikuar për të garantuar mbi të gjitha funksionimin normal të institucionit në rast të krijimit të vendeve vakante si pasojë e MOSVEPRIMIT të ndonjërit prej organeve të cilave ligji u njeh një rol të veçantë në këto momente për zëvendësimin e autoriteteve dhe organeve të zgjedhura. Në përfundim të mandatit është detyrë e institucioneve përkatëse ligjore të marrin masa për zëvendësimin e të mandatuarve të cilëve, në mungesë të parashikimit të veçantë ligjor, sipas parimit të vazhdimësisë dhe funksionalitetit institucional u ndalohet kategorikisht të braktisin dhe të lerë vakant vendin në institucion apo organ të mandatuar. Përkundrazi , duhet të qëndrojë në detyrë deri në zëvendësim.
Pra, ligjshmërinë tonë, marrjen dhe ushtrimin e kompetencave në funksion të zgjedhjeve me Urdhër Ministri, dhe shpallje rektori nuk e përcakton dot Rektori i cili po vijon si i tillë të drejtojë ndonëse i ka skaduar data e 4 vjeçarit të mandatimit të tij nga Dekreti i Presidentit të Republikës. Pra, pretendimet e tij bëhen nul jo vendimet e KIZ.
Vendimet tona kanë dalë pasi Rektori Koni në datë 27.03.2020 në faqen zyrtare të Universitetit të Tiranës ka shpallur Urdhrin e ministres dhe e ka çuar drejt njësive kryesore në përmbushje të pikës 3, Neni 5 të rregullores së Zgjedhjeve. Në kushtet e karantinimit kjo është shpallja e procesit zgjedhor më pas fuqinë e merr KIZ-ve dhe KZF-të në njësitë kryesore.
Ne kemi shpallur vendimet në përmbushje të pikës 2.a, 2.c të Nenit 6 të Rregullores në vijimësi të ligjshmërisë së mbajtjes së përgjegjësive tona sipas parimit të vazhdimësisë dhe funksionalitetit institucional për zgjedhjet në UT-ës. I kemi shpallur në datën më ekstreme pas së cilës cënohej data 12 Qershor si Ditë e Zgjedhjeve në universitetet publike në Shqipëri. Ky proces po ndodh në të gjitha universitetet, publike, në Tiranë e rrethe por vetëm Rektori Koni prodhon “ngjarje” me skenarë e akuza ndërsa vetë me veprim dhe mosveprim vijon të bllokojë procesin zgjedhori shpallur me urdhër Ministri Nr. 99, datë 26.03.2020.
Më vjen keq që presioni i rektorit në ikje mbi administratën e rektoratit, pedagogë anëtarë të KIZ dhe KZF-ve që kanë detyrimet e veta ndaj procesit zgjedhor po pengojnë normalitetin dhe pjesëmarrjen në proces të strukturave zgjedhore dhe kandidatëve aplikantë. Ministria si një monitoruese e këtij procesi në nivel kombëtar duhet të bëjë ndërhyrjet dhe vendimmarrjet e veta pasi kjo histori e përdhosjes së funksionalitetit, demokracisë elektorale dhe autonomisë së pushteteve në UT nuk mund të vijojë më. UT ka 4 vite me “Dacibao alla Koni” që ngarkojnë e mailet e pedagogëve pasi kurrë nuk ka guxim tí dalë ballë e të prijë diskutime për progres të UT. Asnjë debat i madh mbi universitetet publike dhe protestat nuk e pa Rektorin Koni.
Zoti Koni erdhi me një histori që intrigoi universitetin përballë politikës dhe pretendoi dhe nga krimi, vijoi dhe u rikthye pas një përplasje të madhe Ministër qeverie / President i Republikës dhe po ikën duke pështyrë “shtëpinë” që i besuan ta drejtonte dhe progresonte vota e kolegëve dhe e studentëve të UT-së. Këto janë 4 vite bajraktariste të një rektori që drejtoi me paradhomën e tij dhe asnjëherë në mejdan të organeve kolegjiale dhe autoriteteve të zgjedhura e jo më me struktura studentore që nuk i hapi procesin zgjedhor në 4 vitet e tij. Ende dhe sot këto zgjedhje janë të pa kryera. Kjo nuk do të lejohet të ndodhë me zgjedhjet për autoritetet drejtuese dhe senatin akademik 2020-2024 përmes fushatës së kandidatëve aspirant, pedagogë e student, në periudhën e afërt 11 maj-12 qershor 2020.
Personalisht, si Kryetare e KIZ-it, i them Z.Koni që jam e nderuar që po drejtoj për mbi 4 vjet një skuadër elektorale nga pedagogë e student, anëtarë të KZF-ve dhe KIZ-it, që askush nuk i ka vënë në diskutim asnjë rezultat zgjedhor, lirinë, transparencën e procesit ku pjesëmarrës ka qenë vëzhgues nga jashtë UT-së, ku KIZ nuk i është rrëzuar asnjë vendim nga Komisioni i Apelit për zgjedhjet në UT-ës. Komisioneve tona nuk i është larguar asnjë anëtar si pasojë e presionit dhe arrogancës së drejtuesit pasi vendimmarrjet tona janë në grup, duke dëgjuar, debatuar, votuar dhe vendosur në maxhoranëcë. Ne nuk drejtuam proceset e shumta të ndërmjetme zgjedhore në UT-ës as nga karantinimi institucional, as nga lajthitjet dorëheqjesh nga statuse që vota nuk na e jep, as nën presion politik apo të çdo lloji tjetër. Këtë e kemi provuar me 16 dhe 20 Prillin 2016.
Unë po vijoj të punoj në grup për botimin e “Libri i Transparencës për KIZ 2016-2020” ku ne do të botojmë çdo vendim dhe korrespondencë tonën në 4 vite e ca, mes tyre dhe shkresat e shumta të Rektorit Koni drejt nesh qysh nga 16 Prilli 2016-tës me ngjarjen e cila bëri bujë dhe e bëri të njohur publikisht Z.Koni. Aty çdokush do të mësojë se ku ka qëndruar paligjshmëria dhe cili ka shfaqur arrogancë pushteti dhe me kë. Rektori/ Rektorja e re, ndryshe nga Z.Koni që nuk i përgjigjet shkresës sonë për vënien në dispozicion të arshivës së UT, jam e bindur që do të na i vërë në dispozicion materialet e prodhuara nga KIZ me të gjithë aktorët elektoralë në 4 vite e ca. Në 4 vite KIZ është takuar vetëm 2 herë me Rektorin, ditën kur i shpalli rezultatin zgjedhor dhe në fund të majit 2020 ku për 1 javë i kërkoi të hartonte Rregulloren e Zgjedhjeve dhe për të cilën votoi maksimalisht Senati.
Jashtë dhe pavarësisht emrave të Rektorëve UT-ja është aset i shtetit shqiptar, atij i shërbehet me devotshmëri dhe ligjshmëri nga qindra pedagogë, student dhe punonjës administrate. Jam e bindur që KIZ dhe KZF-të 2016 – 2020 janë kontributorë të spikatur të UT-së në autonomi, liri akademike dhe demokraci funksionale.
o.j/dita

Kur del edhe kjo dhe jep mendje???
E quan veten intelektuale kjo. Ropi popullin dhe i thurte ditirambe pushtetit te atehershem dhe tashme edukon studente????
Ku eshte katandisur Universiteti shqiptar.
Kete mandat i sherbeu rektorit aktual, dhe tani qe shef tendencen del ne skene per ti sherbyer Ozurpatorit te radhes ne krye te pushtetit, por i lidhur ngushte me fijet e sekaluars.
Nuk jua ka fajin Koni se e keni bere lemsh universitetin me pazaret partiake. Natyrisht Koni perfiton nga situata si ujk i vjeter qe eshte.
Vete e gatuat kete corbe tani ju befte mire!