“Majmunët në Parlament”, piktura që vlen 2.5 milionë dollarë

Ornela

Një pikturë e Bansky me disa shimpanze të ulur në Parlamentin Britanik, në vendet e deputetëve  do të dalë në ankand javën tjetër, dhe pritet të shitet për një shifër prej rreth 2.5 milionë dollarësh.

Çmimi kaq i lartë nuk është për shkak të mesazhit të fortë që kjo pikturë përcjell, por edhe për shkak të artistit.

Bansky është një artist rrugësh, aktivist politik, regjisor filmash, shumë i njohur tashmë, por ende anonim gjë që ngjall shumë kureshtje dhe mbështjetje në publik.

Piktura në fjalë që  mban titullin “Parlamenti i Transferuar” është plot 4 metra e lartë duke u bërë kështu edhe piktura më e madhe e artistit anonim britanik.

Vepra ka marrë vëmendje mjaft të madhe gjatë kohëve të fundit, për shkak të problemeve që po has parlamenti britanik me daljen nga Bashkimi Europian.

Për këtë arsye, shtëpia e ankandeve ka vendosur që ta vlerësojë nga 1.84 deri në 2.46 milionë dollarë.

Ekspertët thonë se kjo vepër ka një vlerë të jashtëzakonshme sot, jo vetëm në Britaninë e Madhe por në të gjithë botën për shkak të marrjes së frenave të pushtetit nga liderë të tipit Trump, Xhonson, Putin dhe të tjerë më të vegjël.

Një prej demokracive më të vjetra në botë po kthehet pas në kohë drejt sjelljeve tribale të kafshëve, thonë kritikët e artit.

Vepra është e vitit 2009 dhe do të dalë në ankand ditën e Enjte, më 3 Tetor.

o.j/dita

Share This Article
8 Comments
  • Kjo tablo tregon qarte qe perfaqesimi i popullit me deputete e qeveri po abuzohet si e drejte e trasheguar, dhe jo si e drejte e deleguar.
    Ka ardhur koha qe demokracia te behet si ne Romen e Lashte, me mbledhje publike, ku te jete vete populli qe te miratoje apo jo vendimet e qeverise, sidomos te kesaj qeverise sone, qe cdo vendim qe po merr e ka antipopullor

  • DO vije shpejt dita qe edhe per kuvendin shqiptar do dale ne ankand nje pikture ne vend te majmuneve do jene 140 cakalle dhe ujqer me dhembe jashte qe po shqyejne shqiperine, kjo pikture do shitet miljona dollare, na mbetet te presim diten e ankandit dhe cmimin e shitjes

  • Piktura e mesiperme dhe komenti Mirel shume i sakte dhe i qarte.
    Ne kete deregje sot eshte aktualisht komplet politika shqiptare, qenefria, kuvendi i larove me ne krie poziten e sotme me RIVDEKJEN e karagjozit karaikature te barbonit EDI RAMA.
    Difekti qendron se nuk kemi as opozite reale dhe te vertete me LUL BASHEN hollandezin, nje maskara i nje forme tjeter.
    Koha per reagim mbare popullor ka ardhur se po shkaterrohet komplet duke u grabitur e vjedhur pasuria kombetare dhe shoqeria shqiptare.
    Me broçkulla dhe pallavra, anekdota dhe kodra mbas bregut eshte mbushur tregu.

  • Puna eshte se dot akoma nuk ka dale ndonje udheheqes popullor,i sfte dhe i denje te organizoje popullin qe te marre ne dore fatet e veta!
    Karagjoze antipopullore si Rama duhet te gozhdohen ne SHTYLLEN e TURPIT per te mos u kthyer kurre!
    Rama eshte fytyra me e urryer e nje diktatori!

  • Ne fillimet e Romes se lashte plebejte vendosen te iknin nga Roma per shkak te keqtrajtimit te Patriceve,mohimi i te drejtave dhe injorimi i zerit te tyre ne vendimet qe merrte Senati Romak. Plebejte,qe ishin proletaret pa prona te Romes ishin shumica e krahut te punes dhe ushtaret qe mbronin qytetin.
    Patricet ne fillim i injoruan,por kur pane tokat djerre dhe fqinjet kercenonin qytetin,,ju luten plebejve te mos iknin dhe u detyruan te plotesojne kerkesat e tyre.
    Nje nga kerkesat kryesore qe perben thelbin e Demokracise romake ishte perfaqesimi i Plebes me 2 perfaqesues ne Senat qe KISHIN TE DREJTEN E VETOS.Keta perfaqesues u quajten TRIBUNE POPULLORE.Cfaredo vendimi te merrte senati,romak, nqs.dy tribunet popullore ngrinin doren lart ne shenje kundershtimi,,AY VENDIM RREZOHEJ..
    Meqenese demokracia ne Shqiperi u kthye ne nje Partitokraci me Lista te mbyllura,ku perfaqesuesit ne parlament nuk jane te zgjedhur nga Populli,por nga Partite,eshte e nevojshme futja e Tribuneve Popullore,pa parti,te zgjedhur direkt me vote popullore,qe te kene te drejten e vetos per cdo vendim te qeverise dhe parlamentit,Keshtu Koncessionet dhe PPP te e Rames nuk do te kalojne dot me Vendim VKM,por do te kalojne ne mbledhjen e popullit qe do te
    perfaqesohet nga Tribunet Popullore.

  • per fat te keq demokracia ka degraduar. bejne ligje njere qe e shkelin ligjin. Perfaqesuesit e Piktorit tone Edit dhe doktor Saliut, majmunerit deputetet tane u marrin te keqen ketyre majmuneve te ketij piktorit. Sikur te ishte estrade gjene mire se do qeshnim, edhe pse keta s’bejne as per te qeshur. Mirepo eshte fjala per institucionin ku vendosen fatet e vendit. Kete pune e zgjidh vetem Robespieri mesa shoh une.

  • “Perfaqesimi i popullit”ne Parlament eshte nji mashtrim i madh ,sic eshte sistemi “Demokratik” nji iluzion “i paarritur!

  • Sygjerim, mbusheni. Kuvendin me murriza dhe Tao, pikturoje dhe ankand. Do vlejë me shume sesa me majmunë apo me çakej ujqër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *