Kur zëvëndës kryetari i bashkisë së Majorkës, Jesus Jurado, hyri në zyrë verën e shkuar me një biletë fituese në dorë, zotimin për luftimin e korrupsionit, nuk e dinte sesa e rëndë ishte situata e përpara se të kuptonte se një nga ishujt turistike më të njohur në botë, ishte i plackitur nga mafia e maskuar si organizatë politike.
Zoti Jurado, partia Podemos e të cilit tashmë drejton ishullin, i përshkruan të gjitha godinat e ndërtuara në ishull të paligjshme ndërsa ka vendosur që për një periudhë të pacaktuar, të bllokojë planet infrastrukturore, përfshirë këtu rrugët e tunelet, që një zot e di se ku të cojnë.
Në letër ekzistojnë qindra projekte infrastrukturore por në realitet Majorca po shkatërrohet cdo ditë e më shumë për shkak të interesave klienteliste.
Sot është shumë vonë për të parandaluar valën e gjerë të korrupsionit, në një ishull që aktualisht pret edhe gjykimin për herë të parë për një vepër penale të anëtarëve të familjes mbretërore të Spanjës, mes dhjetëra të akuzuarve.
Princesha Christina përballet me 2 akuza për evazion fiskal ndërsa bashkëshorti i saj Inaki Urdangarin akuzohet për mashtrim dhe përvetësim parash.
Duke u kthyer pas në vitet 1990, i pari në një listë të gjatë skandalesh mashtrimi dhe korrupsioni të zyrtarëve të lartë të Majorkës, ishte kryetari i bashkisë së ishujve “Balearic” i cili u gjet fajtor se kishte pranuar shumën e 335 mijë dollarëve, nga një ndërtues, në këmbim të lejes për të ndërtuar një tunel nga malet veriore të ishullit drejt qytetit të vogël Soller.
Ende sot banorët vuajnë pasojat e këtij tuneli, për të cilin paguajë 4.55 dollarë për të kaluar në tunelin vetëm 3 km të gjatë.
Një tjetër skandal korruptiv, ishte ndërtimi i metrosë nëntokësore në palma, kryeqytetit të Majorcas, që ka kushtuar 350 milionë euro por që përdoret shumë pak në vit.
Përgjatë 5 viteve të fundit, 16 ish politikanë e drejtues të ishujve të Majorcës dhe 8 anëtarë të bashkisë, janë burgosur për korrupsion dhe praktika të këqija, në dëm të qytetarëve.
Partia në pushtet në Majorca, Podemos thotë se synon të rikthejë transparencën, e për këtë ka nisur të organizojë mbledhje të hapura të Këshillit Bashkiak, ku mund të marrin pjesë edhe banorët.
Përvecse në turizëm, kriza dhe turpi që rrethon Majorcën sa i përket nivelit të lartë të korrupsionit, ka dhënë një imapkt të jashtëzakonshëm edhe në biznesin vendas. Të gjithë e shohin Majorcën si një parajsë vetëm për njerëzit e pasur, të cilët gjithsesi preferojnë vetëm të pushojnë atje dhe jo të investojnë. Korrupsioni po i bën njerëzit që të investojnë diku tjetër.
Majorca ka një popullsi prej 589 mijë banorësh por ishulli vizitohet çdo vit, në cdo periudhë, nga më shumë se 9.5 milionë vizitorë.
Turizmi, në të gjithë ishujt e saj, përfshirë Ibizën, Menorca e ishuj të tjerë më të vegjël, përbën 45% të Prodhimit tëBrendshëm Bruto, apo 12 miliardë euro në vit. / ORA



