Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Me siguri Basha e ka fjalën për varfërinë shpirtërore nga frika se ata që bënë vrasje, krime e abuzime do të dalin para drejtësisë dhe nuk do t’i gëzojnë paratë e hajnive dhe të gjakut të cilat ua kanë grabitur shqiptarëve sa ishin në pushtet. Makbethët shqiptarë të 21 Janarit dhe të Gërdecit as në varr nuk do të gjejnë prehje, e jo më kështu të gjallë. Vetëm pushteti i bën sadopak të ndjehen më të sigurt. Sa më parë duhen burgosur dhe proceduar në gjykatë këta banditë, sepse ishin aq të pangopur dhe të pashpirt sa ishin në pushtet. Në qoftë se këta nuk arrestohen dhe nuk dalin para drejtësisë, këta do të arrijnë të nxijnë edhe të ndershmit.
