Një kompani e njohur produktesh kozmetike ka përgatitur një tutorial grimi për gratë myslimane përgjatë muajit të Ramazanit. Ky grim konsiston në përdorimin e ngjyrave të tokës, shkëlqimit dhe theksimit të tipareve nëpërmjet produkteve që i japin fytyrës një pamje natyrale dhe të shëndetshme.
Videoja në fjalë është krijuar për vajzat dhe gratë në Lindjen e Mesme, të cilat preferojnë të zbukurohen përpara se të dalin për të ngrënë Iftarin.
Megjithëse e parë një ndihmë e ofruar por edhe një mënyrë marketingu, ky lloj grimi dhe dëshira e kësaj kompanie për t’i treguar grave myslimane si të grimohen nuk është pritur fort mirë.
Shumë njerëz mendojnë se gratë dhe vajzat myslimane nuk e kanë fare të nevojshme të grimohen dhe se feja nuk ia lejon atyre as grimin më të lehtë. Ndërsa të tjerë besimtarë myslimanë, të cilët e kanë parë këtë video, mendojnë se besimi i tyre nuk është diçka me të cilën mund të bëhet marketing.
https://www.instagram.com/p/BjK3kXtAgCB/?utm_source=ig_embed
s.a/dita

Pune turqish,nuk ja vlen me u marr me ta.