Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Makina 60 mijë euro + çanta 25 mijë euro….
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Stil Jete > Makina 60 mijë euro + çanta 25 mijë euro….
Stil Jete

Makina 60 mijë euro + çanta 25 mijë euro….

redaktor
Published October 12, 2013
Share
SHARE

Komenti: “Na sill pak atë deklaratën e pasurisë, ta shohim e ta lexojmë, se me fjalë je e zonja ti”, i thonë Majlindës komentuesit!

Fundjavën e kaluar, ish-Ministrja e Integrimit reagoi pas lajmit ku ajo shfaqej me një makinë… 60 mijë euro. Dhe si për të hedhur hi syve, ajo në një status në Facebook thotë se e ka blerë atë makinë dhjetë fish më lirë… hahahahah. Po, mos qeshni, kështu tha! Ishin të shumta komentet që normalisht nuk e besonin atë që ajo tha. Por çfarë bëri Bregu: U është hakërryer komentuesve, po po! E ka bërë këtë gjë në faqen e saj në “Facebook”. Ata kërkonin prej saj çmimin me të cilin ka blerë makinën e përfolur Jaguar XF. Në statusin e publikuar në rrjetin social, Bregu shprehej se e ka blerë makinën me një çmim 10 herë më të vogël nga ajo që është publikuar në medie, pra duke pretenduar se 3ka paguar rreth 6 mijë euro për makinën super luksoze. Një komentues i kërkon znj. Bregu të publikoi deklaratën e pasurisë, ku mund të shihet çmimi me të cilën e ka blerë makinën. Përgjigja e Bregut është kjo: “Mund t’ia kërkon ILDKP-së. E keni publikisht në internet.” Por, ne të Ditës i bëjmë si dhuratë zonjës Bregu këtë foto, ku tregohet Kryeministri australian Tony Abbott, duke dalë nga kabineti me një… biçikletë. Apo edhe ky do e ketë blerë këtë mjetë transporti 60 mijë ero…Majlinda mund ta thotë këtë!

redaktor October 12, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
11 Comments
  • zevzeku says:
    October 12, 2013 at 10:53 am

    Ku eshte kryeministri australian ?!

    Kur nuk e shoh une vaj hallit z Bregu…

    Nuk e gjene gje ‘bregun’ se e mbron ‘kodra’…

    Neve kot, sa per t’u marre me thashetheme se kush ka ‘vjedhur’ me shume…sa te lodhemi dhe sa t’a harrojme pasi jemi merzitur duke u marre me te…Keshtu ka ndodhur gjitheheret me pasurite…Keshtu kemi mbetur gjithmone ‘brekegrisur’…Keshtu kemi akuzuar ngahera per korrupsion…Keshtu kemi harruarb tereheret te meparshmit…Ata ne te tyren ne ne tonen…Ata vazhdojne te gezojne ‘vjedhjet’ qe na kane bere dhe ne i gezohemi ‘denoncimit’…

    Cfare dfo te hani per dreke ?!…Ku do e hani ?!…Sa karta krediti keni ne canten versace?!…

    Mua me ka zene uria dhe po e genjej veten duke pire uje cezme…

    Reply
  • andi says:
    October 12, 2013 at 10:53 am

    Hajdute dhe e pa fytyre, keshtu i ka mbledhe Sali Krimineli njerezit ne banden e tije.

    Reply
  • neo says:
    October 12, 2013 at 11:55 am

    Zonja Majli … Makina qe ke ti , po te kerkosh ne internet , po ashtu dhe neper pika shtije AUTO … cmimi varion nga 50.000 – 60.000 Euro. Zonja majli po justifikohet si puna atij Gjergjit me Ikonat e kishes … Apo si puna atyre Mjekeve qe sapo u arrestuan qe u kishin futur “me force” leket ne xhep. Po beni gabime trashanike , te pafalshme. Mbase dhe ke pasur leke ne banke dhe e ke blere vete me leket e rroges … apo me hua nga banka … ku merret vesh.

    Reply
  • MARKO says:
    October 12, 2013 at 2:58 pm

    Po çmimin e “oshafkes” sa do ta kete valle kjo Mjalinda?

    Reply
  • nick says:
    October 12, 2013 at 3:34 pm

    Ne fakt edhe e gjen tek 12 .000 euro, psh kjo ketu eshte e 2009 dhe kushton 11.700 euro
    http://www.autosupermarket.it/auto-usata/jaguar-xf-sardegna-diesel-11700-euro-13031213.html

    Reply
  • Jashar kuca says:
    October 12, 2013 at 5:54 pm

    Po Lululina Bregu pas kodrave,nuk del dote me biciklete se ajo transporton llafet,paret,drogen,dokumentat e trafiqeve.te armeve te transplantit te organeve dhe cdo gje te zeze te mafjes kontinentale.E keni pare kur flet..nje llaf nxjerr nga goja 1000 forma i marrin floket duke tundur koken.Kjo bije ne sy ne televizjon,po kur iken ne kembe sa forma i formohen ne trup,pa le kur eshte e shtrire kushedi se c’lloj formash merr deri sa e ze gjumi…

    Reply
  • Ahmet says:
    October 12, 2013 at 7:59 pm

    E ka dhurate nga mafjozi Prudentino !!

    Reply
  • Pëllumb zaimi says:
    October 12, 2013 at 8:06 pm

    Njerëzit vdesin nëpër lulishte,kjo zonja bregu i integron në sharrë ,tufinë apo kudo tjetër ku ka varreza? Ky është integrimi që ka ofruar kasta e pasanikëve të saliut! Dhe kanë gojë të flasin e të pëllasin se pasurinë e kanë vënë me djersë!? Sikur ata që i integruan me varfërinë dhe skamjen nuk kanë djersitur fare!

    Reply
  • mileti says:
    October 12, 2013 at 8:13 pm

    Me duket se keni harruar miqesine e Majlindes me Prudentinon,ai ja ka bere dhurate Jaguar-in asaj por ka turp ta thote,ai i ka bere shume dhurata te tjera me vlera

    Reply
  • Pëllumb zaimi says:
    October 12, 2013 at 8:13 pm

    Zevzek? Më pëlqeu komenti juaj ironik e vetëkritik! Shqiptarët duhet te heqin dorë nga lufta me llafe kundër shushunjave. Ata në të tyren e ne né tonën nuk eshtë zgjidhje për një popull të civilizuar! Sa mire do të ishte t’i kisha degjuar edhe zgjidhjet nga ju?

    Reply
  • ERMAL MALOKU says:
    October 13, 2013 at 3:24 pm

    O Shqipetare, keshtu bejne te gjthe deputetet dhe pusht- etaret e Shqiperise, te pakten kjo e ka reklamuar makinen dhe canten, kurse shumica i kane mbyllur eurot ne bankat e Amerikes Jugore. Duhet patjeter qe te kete rrotacion me kushtetute sic e ka amerika per njeshin e shtettit ndryshe te gjthe si majlinda do bejne. Mos u genjeni kot.
    me respekt per elexuesit
    emigranti
    US

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?