Dy të vdekur dhe katër të plagosur është bilanci i aksidentit të ndodhur në Dukagjin mbrëmjen e kaluar. Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si “Guri i Mashit”, në fshatin Kir të Dukagjinit, ku një fuoristradë doli nga rruga, duke përfunduar në humnerë.
Për pasojë humbën jetën shtetasi italian Giorgio Faraggiano, 67 vjeç, dhe Pëllumb Muri, 36 vjeç, nga fshati Nicaj i Shoshit.
Aksidenti ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit mbi mjetin, një fuoristradë “Range Rover”, me targa AA 592 AL, e cila drejtohej nga Fatjon Pjetri, 28 vjeç.
Ky i fundit ka mbetur i plagosur së bashku me pasagjerët Kristjan Gjini 23 vjeç, Fran Deda, 34 vjeç dhe Erald Papleka, 22 vjeç. Ata janë trasportuar në Spitalin Ushtarak, nga ku mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë.
Sipas të afërmeve të të aksidentuarve, të cituar nga ORA News, shtetasi italian 67- vjeçari Faraggiano po kthehej nga Dukagjini pasi kishte inspektuar nga afër zonën sepse të dielën do të shoqëronte një grup turistësh Italian atje. Ai jetonte në Shkoder ku kishte edhe një agjenci udhëtimi që shoqëronte turistë të huaj që vizitonin veriun.