Një automjet është rrëzuar në liqenin e Shkopetit, teksa ishte duke udhëtuar në aksin rrugor Burrel-Milot. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës, ndërsa nuk dihen arsyet dhe nuk ka informacion nëse ka viktima.
Ngjarja u raportua në komisariatin e Matit nga një peshkatar.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet edhe mbërritja e polumbarëve.
