Makina bie në lumin Gjanicë, një i vdekur në Fier

Ornela

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në aksin Fier-Ballsh, ku një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme duke përfunduar në lumin Gjanica.

Makina me trupin e viktimës është nxjerrë nga lumi, duke përdorur litarë dhe pjesë e operacionit përveç policisë janë bërë edhe persona të tjerë, shumë edhe kalimtarë të rastit.

Makina ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme duke përfunduar në lumin Gjanica. Shkak i aksidentit mendohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara.

Gramoz Isufaj është shoferi që ka humbur jetën, ndërsa bëhet e ditur se fillimisht për shkak të shpejtësisë është përplasur me një mur betoni dhe ka përfunduar në lumë. Makina ka qenë në pronësi të Ligor Beharit.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *