Një automjet ka dalë nga rruga në orët e para të së mërkurës, ku mbetën të plagosur dy persona. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Bërzhitë, rreth orës 03.30. Të plagosurit janë transportuar nga automjete të rastit për në Spitalin Ushtarak. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
