Makina del nga rruga, humb jetën pasagjeri 33-vjeçar

J L

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor rural Klos-Dars.

Burime policore bëjnë me dije se shtetasi B.K, duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën  shtetasi Q.V, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Xibër, (pasagjer).

Drejtuesi i automjetit  është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mat, për veprime të mëtejshme,  ndërsa grupi hetimor po kryen hetimet  për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *